“Gjithë kjo lëkundje e madje tektonike në një botë ku është hapur shtegu për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe ku është vënë në një lëvizje të jashtëzakonshme e gjitha gjeopolitika botërore.
Ne jemi shumë të vegjël për të vendosur cfarëdoqoftë në këtë kontekst të madh, por ama fati ynë dhe interesi është shumë i madh për t’u lënë në drejtim të paditur dhe në këto momente qoftë përsa i përket BE, qoftë NATO-s, zëri ynë dhe prania jonë dhe siguria jonë e brendshme që do të thotë pozicioni ynë i sigurtë i vendosur stabël dhe i palëkundur nga qua qua qua që janë të mjaftueshme për këtu brenda por s;mund të jehojnë jashtë perimetrit të kënetës është themelor.
Nuk ka kapacitete të tjera jashtë PS që mund të flasin me botën sot, as me Ecvropën, as NATO-n. Pa u futur në BE, pa u bërë anëtarë të BE mbetet shumë e rëndësishme se kush qeveris në Shqipëri. Kur të bëhemi anëtar, se kush qeveris do të jetë e rëndësishme për ata por edhe për themelet e funksionimit të shtetit shqiptar. Ka shumë rëndësi se kush qeveris për të ardhmen e reformës në drejtësi.
Ne jemi garancia, të tjerët e kanë thënë me zë të lartë dhe janë përbetuar se do ta kthejnë mbrapsht dhe do të shkrijnë institucionet e reja të drejtësisë dhe do të neutralizojnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i kanë më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesat kombëtare.
Këto forca janë të shpallura dhe i njeh gjithë Shqipëria e bota. Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik dhe turist që vjen me kushedi cfarë page nga Amerika për të bërë makiazh trumpist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb.
Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës por ky është thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë dritaren e hapur dhe do të bëhen anëtarë të BE, apo nëse do të mbeten si ndonjë shtet tjetër këtu në rajon që e ka të ardhmen të paqartë. Ne nuk jemi Bosnje Hercedgovina dhe i kemi të gjitha ata që na duhen për ta shfrytëzuar këtë dritare por duhet që shqiptarët të na japim mandatin më të fortë që prej 2013.”/ S.M