Pas Metës, Berisha sfidon sërish drejtësinë, gati të kandidojë për deputet Malltezin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po lëviz gjithë kartat e mundshme për të shpëtuar nga prangat bashkëpunëtorët, miqtë, madje edhe familjarët e tij. Kryedemokrati mesa duket po sfidon hapur drejtësinë, duke mos u kursyer në asgjë. Pas vendimit se ish-presidenti Ilir Meta do të kandidojë për deputet, duke bërë fushatë nga burgu, Berisha nuk është menduar gjatë, dhe dyshohet se do të përdorë të njëjtën skemë edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Vetëm duke u bërë deputet,  për Malltezin fillojnë privilegjet e mandatit, përfshirë imunitetin. E mesa duket, Berisha i trembet fundosjes së dhëndrit të tij, dhe mund t’i japë një dorë për ta shpëtuar nga arrestimi, duke krijuar skema të tilla.

Prapaskenat brenda selisë blu

Skenarin me Malltezin e ka zbuluar edhe ish-deputeti Azgan Haklaj. Në një intervistë televizive Haklaj theksoi se qëllimi i Berishës është që t’i grumbullojë njerëzit me probleme me drejtësinë në listat e deputetëve, për t’ia kundërvënë drejtësisë dhe SHBA-ve.“Doktrina jonë është vettingu politik. Pse janë fshehur në listat e mbyllura si minj, pse kanë frikë ata. Mbaje mend kush do jetë në lista, mbajeni mend, edhe Jamarbër Malltezi do jetë në listë. Ata po rreshtohen në listat e mbyllura, ndaj aty do tentojnë të futen njerëz me probleme. Ata kanë bërë marrëveshje për të goditur SPAK-un. Demokracia është marrë peng. Berisha do të ketë njerëz ti përdorë si mburojë për ti përdorur kundër drejtësisë dhe SHBA-ve”, tha ish-deputeti. Jo më rastësisht Haklajt i është rikujtuar kjo skemë. Pasi një vendim i 23 korrikut 2001 i Gjykatës së Lartë liroi menjëherë nga masa e arrestit me burg ish-deputetin ( asaj kohe deputet) Azgan Haklaj. Gjykata tha se ai tashmë kishte imunitet pasi kishte fituar mandatin e deputetit.

Skema me Metën

Pra Berisha dyshohet se do të përdorë me Malltezin të njëjtën skemë si me ish-presidentin Ilir Meta. “Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Ai donte në lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë”, tha Berisha pak ditë më parë. Futja e Ilir Metës në listën e mbyllur për deputetë, ka vetëm një qëllim final, atë të lirimit të kreut të Partisë së Lirisë nga burgu. Meta është nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas nenit 71 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. Pra ditën që KQZ bën shpërndarjen zyrtare të mandateve, deputeti quhet i zgjedhur dhe me këtë fillojnë edhe të gjitha detyrimet dhe privilegjet. Vendime të gjykatave më të mëdha në vend kanë krijuar në Shqipëri precedentët që çdo person që ka pasur arrest me burg, në momentin që është zgjedhur deputet është liruar menjëherë. Janë të gjitha gjasat që Ilir Meta me marrjen e mandatit të deputet, prej listave të Sali Berishës, do të lirohet nga burgu pasi shuhet masa e sigurisë ndaj tij. Mesa duket, me ndihmën dhe skemën e Berishës, Meta dhe Malltezi mund t’i shijojnë disa ditë në liri. Megjithëse situata për Malltezin ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Lexo edhe :  Veliaj tregon kë mbështet më 11 Maj: Unë vetë do votoj…

Akuzat e Malltezit

Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu.   Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro apo rreth 7 miliardë lekë, me favorizimin e Berishës si kryeministër sa i takon kompleksit Partizani. Sakaq, Malltezi në bashkëpunim me Fatmir Bektashi, është paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike. Bektashi, ka ndihmuar Malltezin që nëpërmjet “Homeplan” sh.p.k., të realizonin fshehjen e origjinës së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit Malltezit, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi./   S,M

Të fundit

Përplasen dy anije në Detin e Veriut, njëra shpërthen në flakë

Një anije cisternë nafte dhe një mallrash janë përplasur në Detin e veriut. Siç raporton BBC, cisterna ka shpërthyer...

Analisti Çupi: Të gjithë ministrat e Berishës janë objekt për SPAK-un

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kryeministri Rama është kujdesur që këto zgjedhje të mos i japë zë grindjeve brenda PS-së. Megjithëse...

Çdo të ndodhë me TikTok? Trump: Jemi në bisedime me 4 grupe që duan ta blejnë

Uashingtoni është në bisedime me katër grupe të interesuara për të blerë platformën TikTok. Kështu ka deklaruar sot Presidenti amerikan Donald Trump, teksa aplikacioni...

Dy kushtet e ruses që “nuk u plotësuan” në dasmën e saj me korçarin

Nga një vajzë ruse, Elizabeta Biba tashmë është një nuse shqiptare. E martuar me një djalë nga Korça, në studion e “Aldo Morning Show”...

“Listat nga Rama, të pritshme”/ Meçe: I qartë në të gjitha lëvizjet që bën

Analisti Arben Meçe thotë se ishte e pritshme deklarata e kryeministrit Edi Rama, se të vjetrit në PS do jenë në lista të hapura. Në...

Lajme të tjera

Web TV