VIDEO/ ‘Futja 250… jo, jo bëje 300 e ca’, manipulimi i frikshëm i primareve të PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka 12 vite që ankohet pa pushim për manipulimin e zgjedhjeve duke ngritur akuza e kauza në emër të votës së lirë. Madje kanë djegur mandate e bojkotuar zgjedhje në emër të kësaj kauze.

Por kur vjen puna për procese votimi brenda vetes manipulimi është i frikshëm. Në videon e publikuar nga gazeta TemA duket një nga momentet kur komisionerët e PD i shtojnë votat në një prej qarqeve të vendit.

Kujtojmë se primaret sollën përçarje në PD, ndërsa disa demokratë u tërhoqën pasi deklaruan se Sali Berisha e përdori këtë proces si një “strategji” për të larguar me lezet ata persona që nuk i shkojnë nga pas.

Arjana Kalaja një nga militantet më ekstreme të Berishës dhe që i kishte paraqitur hapur kryetarit të PD-së  ‘faturën’ për një vend të sigurt në listë, përmes një postimi në Facebook la të kuptohet pas përfundimit të Primareve se ka dalë e zhgënjyer nga ky proces. Ajo pranoi se procesi i Primareve në Partinë Demokratike ka pasur problematika./    S,M

Të fundit

“Exosomes”/ Një udhëzues për trajtimin më të përfolur të momentit kundër plakjes

Ato konsiderohen si kufiri i ri i mjekësisë estetike rigjeneruese, përdoren gjithnjë e më shumë për të përmirësuar pamjen...

Vuçiç: Situata e sigurisë në Ballkan është seriozisht e lëkundur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se situata e sigurisë në Ballkan është "seriozisht e lëkundur" dhe se Serbia "përpiqet të ruajë paqen dhe...

Zjarri në Urgjencën e re në QSUT/ Dosja hetimore: Dëmi mbi 30 mln lekë

Ekspertiza ka zbuluar mangësi të rënda në instalimin e pajisjeve elektrike. Në dosjen e hetimeve citohet se shkaku determinant i zjarrit është shkelja e kushteve...

Avokati amerikan i Erion Veliaj ndalohet ta takoj në burg

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, Joshua Roberts dhe Danniel Fetterman prej mëse një ore po qëndrojnë jashtë dyerve të burgut në Durrës...

Rutte: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në Sarajevë se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar se nuk...

Lajme të tjera

Web TV