“Vini këtu me çanta superluksi e këpucë “Antonio Vietri”/ Berisha ‘skanon’ zonjat e PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se përfaqësuesit e saj kanë abuzuar me fondet publike, ndërsa qytetarët janë lënë në harresë.

Deputetët dhe ministrat e PS tha Berisha vijnë në Parlament me çanta superluksoze dhe këpucë “Antonio Vietri”.

“Nuk mundet qytetari të mos e dijë se deputetët e grupit tuaj dhe ju pas tyre, votoni për plaçkitjen e pronave publike. Olta Xhaçka ku është? 12 mijë metër katrorë tokë publike dhe ju pazmore e pronës së saj. Në një kohë kur kushtetuta thotë se, mandati dorëzohet, nuk të bëjë më mandatin. Nuk mundet që qytetari të harrojë kur vinit me çanta superluksi dhe me këpucë ‘Antonio Vietri’, po, po. Dhe pastaj kur u shtrua problemi i çantave, vinit pa çanta në parlament. E vërteta është kjo, se ju nuk doni të ja dini fare se ekzistojnë të varfër në këtë vend”.

Lideri i opozitës akuzoi dhe kryeministrin Edi Rama blen vazon në oborr e cila kushton sa 120 mijë pensione.

“Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë”, tha ai.

 

A e dini ju se kontot bankare të ministrave tuaj dhe të kreut tuaj, padrino kanë kufi vetëm qiellin. A e dini ju se u bëtë mburojë e plaçkitjes më të madhe të pronave publike nga deputetë tuaj, nga kreu juaj, i buxhetit. Unë e shoh se e fshihni fytyrën tani para kamerave, por pavarësisht se ulni kokën kështu, populli ju sheh mirë.

Nuk mundet të mos shoh qytetari tek ju, njerëzit e pashpirt. Nuk mund të mos jetë i ndërgjegjshëm qytetari, që kryetari juaj blen vazon në oborr për tu eglendisur si sulltan, aq sa kushtojnë 120 mijë pensione.

Lexo edhe :  "E kisha për konsum personal", kandidati i Lapajt: Nuk ndihesha mirë

Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë.

Nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim.

Nuk mundet qytetari të mos e dijë se, kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë metër katror tokë dhe ja jep vëllaçko Olsit. Këtu sipër, te rrapi i treshit e keni.

Nuk mundet qytetari të mos e dijë se deputetët e grupit tuaj dhe ju pas tyre, votoni për plaçkitjen e pronave publike.

Olta Xhaçka ku është? 12 mijë metër katrorë tokë publike dhe ju pazmore e pronës së saj. Në një kohë kur kushtetuta thotë se, mandati dorëzohet, nuk të bëjë më mandatin.

Nuk mundet që qytetari të harrojë kur vinit me çanta superluksi dhe me këpucë ‘Antonio Vietri’, po, po. Dhe pastaj kur u shtrua problemi i çantave, vinit pa çanta në parlament.

E vërteta është kjo, se ju nuk doni të ja dini fare se ekzistojnë të varfër në këtë vend./E.T

Të fundit

Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë...

U godit me thikë në zemër nga bashkatdhetarët, kush është 35-vjeçari që humbi jetën!

Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane si të akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tyre...

Mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve për qytetarët shqiptarë, dy ditë para zgjedhjeve

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar në rrjetin social Facebook një...

Policia merr ne ruajtje objektet zgjedhore, mbi 5000 efektivë dhe automjete të angazhuar!

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 11 maj. Në total do të angazhohen 5316 punonjës policie...

‘Djathtas për Zhvillim’ mbylli fushatën, Dash Shehi: Votoni ndryshe!

Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' mbrëmjen e djeshme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i koalicionit,...

Lajme të tjera

Web TV