Ndonjëherë të kuptosh një femër dhe dëshirat e saj është më shumë se sa thjesht e komplikuar, meshkujt shprehen se në fakt është tepër e vështirë. Pyetjes se a janë gratë shqiptare të lumtura ose se çfarë e bën të lumtur një grua, ambientalisti Sazan Guri e pati të vështirë përgjigjen.
I ftuar në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai tha se “gratë nuk kënaqen kurrë”. Edhe pse ka lexuar e studiuar për shoqërinë shqiptare, përfshirë dhe gratë, Sazan Guri tha se pavarësisht se ato gëzojnë më shumë liri se më parë, përsëri janë të pakënaqura.
Për të përforcuar mendimin e tij, ai iu referua jetës personale, ku si shembull mori gruan e tij, që sipas Sazan Gurit nuk “kënaqet kurrë”.
Aldo: A janë gratë shqiptare të lumtura?
Sazan Guri: Në përgjithësi në botë gratë edhe pse kanë shumë herë më shumë liri se dikur, nuk kënaqen kurrë. Gratë janë të pakënaqura. Unë shikoj edhe gruan time, që ka një burrë pa vese, prapë e pakënaqur është po ta pyesësh. Po thellë-thellë ajo është shumë e kënaqur, por po ta pyesësh në momente të caktuara…
Burri pas vese, pa cigare, pa pije, e përsëri thotë “ç’e do atë”. Jo duhet virtyti. Modeli duhet, për shembull një burrë apo një baba nuk ka nevojë që të flasë shumë në shtëpi, mjafto se çfarë bën ai, sigurove sjelljen e fëmijëve dhe nipërve po deshe ti./ S,M