“Larg qoftë për vendin, për fëmijët tanë, për marrëdhëniet me BE.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në përgjigje të një komentuesi që shkruante nëse Partia Demokratike mund të fitojë me 11 Maj.
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk mund të fitojë një parti që flet për shkrirjen e institucioneve të drejtësisë.
“Fitore e PD me 11 maj? Larg qoftë për vendin, për fëmijët tanë, për marrëdhëniet me BE. BE nuk i sheh dot fare me sy disa tipa. Deri ku të hyjmë atje, ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Më pas është më pak e rëndësishme për gjërat bazike, për lirinë individuale, standardet, barazinë para ligjit se ato nuk i prek më njeri. Ti thua fitore? Për çfarë për të shkrirë SPAK? Fitore për të kthyer përmbys atë që mezi ka nisur si një luftë emancipuese dhe modernizuese kundër korrupsionit. Çfarë do të fitosh ti? Se nuk po thua fitore e Egnatias kundër Partizanit.”, tha Rama./ S,M