Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përsëri me një video-postim në rrjetin social Facebook kreun e PD-së, Sali Berisha, një praktikë politike që po e ndjek shpesh javët e fundit, edhe në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Si sfond ai ka përdorur një buf që del nga foleja e tij në trungun e pemës dhe me një citat nga fjalimi i ish-kryeministrit të mbajtur në Parlament vite më parë.
Teksa bufi struket në folenë e tij, shoqërohet me zërin:
“…Ahahaha… Jam Sali Berisha unë, o budallenj! O budallenj! Nuk dorëhiqet Sali Berisha, o budallenj!”/ S,M