Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Beratit, për të kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Më herët, nga postet e kryebashkiakut kanë dhënë dorëheqje Arben Malaj i Matit dhe Tërmet Peçi i Tepelenës.
Të tre kryebashkiakët socialistë pritet të jenë në listat e PS si kandidat për deputetë, me synimin për të marrë një mandat në Kuvendin e Shqipërisë./k.k