Kryeministri Edi Rama komentoi lajmin se Parlamenti Evropian ka vendosur të hapë një zyrë në Shqipëri.
Sipas kreut të qeverisë kjo zyrë do të shërbejë si pikë kyçe e kontaktit mes PE dhe parlamenteve të vendeve të rajonit.
Po ashtu Rama ironizoi opozitën duke thënë se “si ka mundësi që PE hap zyrë në një narko shtet”
“Është në krenarinë tonë të madhe që të bëhemi vend mikëprites së zyrës së PE në Tiranë, e cila do të shërbejë si pikë kyçe kontakti mes zyrës së PE dhe të gjitha parlamenteve në Ballkanin Perëndimor. Si ju duket kjo ju, që PE vendos të hapë zyrë në një narkoshtet?! Si ka mundësi, Sorosi i fshehur pas Roberta Metsola dhe PE që vazhdon lobon si diversant?!
PE konfirmon një strategji më të gjerë të BE dhe nga ana tjetër përcakton padiskutim Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetrit të BE dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtar i BE”, tha Rama./ S,M