Porti detar i Vlorës, era e fortë pezullon lundrimin e mjeteve të peshkimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për mjetet e vogla dhe ato mjetet e peshkimit nga ora 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte e deri në 08 të mëngjesit të së mërkurës  Shkak për këtë është bërë era e fortë bregdetare, që shkon deri 20 metër për sekondë në det të hapur.

Për rrjedhojë në det të hapur dallgët shkojnë deri në 2.5 metra duke e bërë të pamundur lundrimin e mjeteve të peshkimit dhe atyre të vogla. Era do të fryjë me drejtim Jug-Jug Lindje, duke shkaktuar forcën e detit në det të hapur deri në 8 ballë.

Tragetet e linjës me Brindisin sipas kapitanerisë së portit detar do të vazhdojnë lundrimin e tyre në normalitet. Situata hidrometeorologjike pritet që të përmirësohet duke nisur nga data 12 mars pas orës 08:00 të mëngjesit kohë kur mendohet se do të lejohen mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të dalin në det./E.T

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV