Sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një muaji në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, del sot para Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në një reagim të fundit, Veliaj e cilëson situatën e tij një “grusht ndaj qytetit” dhe flet për një proces të padrejtë, duke e krahasuar me praktikat e regjimeve të kaluara. Ai shpreh shqetësimin për lënien e kryeqytetit pa drejtim dhe pretendon se ndaj tij është ushtruar një formë vettingu të paligjshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj deklaron se do të rikthehet në gjykatë për të mbrojtur veten, familjen dhe çdo qytetar që beson në parimin e drejtësisë. “Shpallja ‘i dënuar’ pa gjyq ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane. Hetimi i biografisë personale apo vettingu i paligjshëm, si ky imi për 20 vjet, ndodhte vetëm në kohën e ‘Sali Enverit’, por jo sot në shekullin XXI”, shkruan Veliaj.

Ai ngre akuza edhe ndaj prokurorit Ols Dado, duke pretenduar se procesi ndaj tij është i ndikuar nga interesa personale dhe se lënia e Tiranës pa drejtim është një veprim i paprecedentë. “Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit është, në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës”, shton ai. Veliaj e cilëson trajtimin e sipërmarrësve si një rikthim në metodat e Shqipërisë së pas Luftës dhe e konsideron të padrejtë presionin ndaj dëshmitarëve.

“Prezumimi i pafajësisë është detyrim për një standard europian dhe jo një histeri kolektive e kundërshtarëve që me votë i mundëm 7 herë në Tiranë”, thekson ai.  Ankimimi i Veliajt do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili më herët ka dhënë vendimin për dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në të njëjtën seancë, do të shqyrtohet edhe ankimi për masën e sigurisë për katër biznesmenët e përfshirë në këtë çështje. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt me akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.

Lexo edhe :  Media amerikane citon Linda Ramën: Ja çfarë mund të mësojë bota nga rënia e komunizmit

SPAK pretendon se ai dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë krijuar një skemë korruptive për transferimin e fondeve publike nga Bashkia e Tiranës drejt OJQ-ve dhe personave fizikë nën kontrollin e Xoxës. Seanca e sotme në Apelin e GJKKO pritet të jetë vendimtare për fatin e Veliajt dhe vijimin e procesit të tij gjyqësor.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV