Kombëtarja Kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Deri në vitin 1990, në Kombëtaren Kuqezi luanin vetëm futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin shqiptar. Për arsye të vetkuptueshme të asaj kohe.

Pas vitit 1990, në Kombëtaren Kuqezi luajtën futbollistë me origjinë nga të gjitha trevat shqiptare, që aktivizoheshin në kampionate të ndryshme europiane. Dhe eventualisht, ata futbollistë arritën ta çojnë Kombëtaren Kuqezi deri në turneun e Kampionatit Europian më 2006 (madje në qoftë se shtyllat e portës irlandeze do të ishin treguar më bujare ndaj gjuajtjeve të futbollistëve gjermanë, ne mund të ishim kualifikuar në mënyrë të tërthortë për më sipër, si të tretët në grupin tone kualifikues).

Ajo Kombëtare Kuqezi (që kishte përjetuar më parë skena dramatike në stadiumin e Beogradit) përbënte suksesin më të madh të bashkimit kombëtar, të paktën në fushën e futbollit. Por një ngjarje sinjifikative (jo në fushën futbollit, por atë gjeopolitike) shënoi më vonë edhe futja e Përfaqësues së Kosovës në kompeticionet zyrtare të FIFA-s.

Teksa Kosova ende nuk njihet zyrtarisht nga OKB-ja si sovrane, në kompeticionet futbollistike të FIFA-s ajo njihet si e tillë. Dhe kjo është një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme gjeopolitike.

Po a kanë rëndësi tani sukseset futbollistike të Përfaqësueses së Kosovës, para sukseseve të Kombëtares Kuqezi? Për mua dhe shumicën dërrmuese të tifozëve kuqezinj (kudo që janë), besoj se aspak.

Ne tifozat kuqezinj do të deshim të kishim në Kombëtaren Kuqezi edhe Rahmanin, Muriqin, Rashicën, Zhergovën, Vojvodën, si dhe çdo talent shqiptar, kudo që ka lindur e kudo që luan futboll. Kombëtarja Kuqezi është aktualisht i vetmi simbol që përfaqëson bashkimin kombëtar, 112 vjet pas ndarjes zyrtare të trojeve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër./   S,M

Të fundit

Plas keq në BBV, vajzat përpIasen fizikisht me njëra-tjetrën, kapen prej flokësh (Video)

Gerta dhe Valbona nuk kanë sheshuar debatet, por përkundrazi- debatet u bën edhe më të vështira. Derisa Gerta po u...

Ndër më të votuarit në primaret e Tiranës,Grigels Muçollari:Do kandidoj në listën e hapur

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigles Muçollari pak orë para dorëzimit të listave, ka deklaruar se do të garojë në listë të hapur. TIRANË- Anëtari...

Hakmarrja e të vegjëlve ndaj PD-PS,lista të mbyllura ‘fake’për të kandiduar në të hapurat

Kodi i ri Zgjedhor i detyron partitë dhe koalicionet që të dërgojnë 46 emra në listat e mbyllura. Por ‘Djathtas për zhvillim’, ‘Nisma Shqipëria...

Punonjëset e ‘Rossman & Lala’ lënë spitalin pas asfiksimit/ Nisin hetimet për kompaninë

Gjashtë punonjëse të firmës ‘Rossman&Lala’, e cila gjendet në autostradën Tiranë-Durrës, janë paraqitur ditën e djeshme në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur...

Trashëgimtari i Hermès, planifikon të adoptojë ish-kopshtarin dhe t’i lë 11 miliardë $

Nicolas Puech, trashëgimtari 82-vjeçar i pasurisë së Hermès, i cili nuk është martuar dhe nuk ka fëmijë, planifikon të adoptojë ish-kopshtarin dhe punëtorin e...

Lajme të tjera

Web TV