Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte si shtet entitetin serb të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Më pas do të diskutohet një draft kushtetutë, e cila pritet ta përcaktoj këtë entitet si shtet të popullit serb në Bosnje dhe ti japë të drejtën e vetëvendosjes, ta formojë ushtrinë dhe ta zhbëjë Këshillin e Popujve. Kjo është një lëvizje tjetër se-cesioniste nga autoritetet e Republikës Srbska, pasi javën e kaluar Asambleja miratoi ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të drejtësisë së Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Seanca udhëhiqet nga Nenad Stevandiç, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërbska ndaj të cilit Prokuroria e Bosnjës ka lëshuar një urdhër ndalimi, bashkë me presidentin  Millorad Dodik, dhe kryeministrin e këtij entiteti, Radovan Vishkoviç.

Dodik ka refuzuar ti bindet urdhrit të ndalimit, duke thënë se nuk i përgjigjet thirrjes së prokurorisë për tu marrë në pyetje. Urdhri vjen dy javë pasi Milorad Dodik u dënua me një vit burg për kundërshtimin e vendimeve të të dërguari ndërkombëtar për paqen,. Prokurorët kanë kërkuar ndihmën e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnjës për arrestimin e tij./E.T

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV