“12 mandate të sigurta”/ Meta nga burgu: Lista e hapur e Tiranës do të jetë surprizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas zyrtarizimit të listave zyrtare të koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”. Ai shpreh bindjen se Partia e Lirisë do të fitojë 12 mandate ne zgjedhjet e 11 majit.

Reagimi i Ilir Metes

Një nisje kuptimplotë drejt 12 mandateve të sigurta!

Gongu ra! Partia e Lirisë si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale në ndeshjen më historike të 11 Majit, që shkallmon Narkoregjimin, që tashmë ka hyrë në bunker duke kuptuar se fillim-Maji është fundi i hidhur për diktatorët dhe gjithmonë një Pranverë Çlirimtare. Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

Nuk mundemi dot për më tepër për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe. Asnjëherë përzgjedhja nuk është e lehtë, por pa asnjë diskutim kjo është përzgjedhja më përfaqësuese që kemi bërë sepse bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan. Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj.

Edmond Haxhinasto, një nga politikanët më të shkolluar, më të formuar, më të edukuar, vizionar dhe kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar. Znj. Erisa Xhixho, themeluese e LSI që maturante, me një histori 20-vjeçare, plot sakrifica, durim dhe ringritje dhe një nga deputetet më aktive të kësaj legjislature, që ka përfaqësuar me dinjitet kryeqytetin. Por kemi edhe dy figura të reja për Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Lexo edhe :  Emrat për 11 Majin dolën, nis “lufta” PS – PD sot në Kuvend

Zonjën e mrekullueshme Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes, një nga prioritetet tona më madhore. Një fierake autoktone, që do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Fierin dhe të gjithë Qarkun, ndaj të cilit kemi shumë detyrime si Parti e Lirisë (LSI) dhe që sidomos do të përfaqësojë gratë e mrekullueshme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.

Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%, siç e kemi të sanksionuar në Statutin tonë të miratuar në Konventën historike të 27 Prillit. Dhe padyshim kush mund t’i mbrojë më mirë interesat e Tiranës se sa Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi, simboli i antikorrupsionit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, denoncuesi i paepur i aferave të përbindshme, në kurriz të qytetarëve taksapagues të kryeqytetit.

Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë supriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë prekur, se fitorja do ishte e sigurtë.

Por kur e kuptoi se ndëshkimi do të jetë fatal, vrapoi për t’u futur në bunker dhe ne në 11 Maj do t’i çojmë atje edhe rezultatet e “Barometrit” të tij. Partia e Lirisë drejt një Fitoreje Historike. Listat e hapura kanë qenë kauza jonë nga viti 2008 dhe do të jenë në 11 Maj edhe Triumfi ynë./   S,M

Të fundit

Begaj takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin e Azerbajxhanit, ja çfarë u diskutua

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, lham Aliyev. Ky takim u...

E vrau Sali Kulla

Nga Edison Ypi U përhap gjithandej mbi mure dhe shtylla ky... Lajmërim Pa asnjë pikëllim të thellë apo të cekët njoftojmë me kënaqësinë më të madhe ngordhjen...

Videoja bëhet virale/ Trump ndërpret takimin dhe komplimenton Vance për çorapet

Presidenti i SHBA, Donald Trump po përpiqej të ishte i përqendruar gjatë takimit në Zyrën Ovale me Kryeministrin irlandez Micheal Martin, por ishin pikërisht...

‘A ka pak kjo jetë vend për ujdi?’/ Alban Skenderaj ndan disa vargje nga kënga e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj pesë ditë më parë publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Armëpushim”. E sot me ndjekësit e tij...

Zgjedhjet e 11 majit/ Komisionerja e BE: Jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme

Në konferencën për mediat, me kryeministrin Rama, komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos komentoi edhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo vlerësoi se...

Lajme të tjera

Web TV