Berisha: Mbrojtja e Ramës është si ‘puthja’ e Judës për Dash Sulën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbetja e Dashnor Sulës jashtë listës së Partisë Demokratike është bërë temë diskutimi në opinionin publik dhe jo vetëm. Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” u kujdes ta cilësonte kalimin e Sulës te lista e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, si arratisje.

Sipas kryeministrit tribuna e kënetës e ka poshtëruar Sulën. “Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për një karrige u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besoj se Shqipëria Bëhet. Në fund të ditës Dash Sula është gjel deti i Peqinit. Papajtueshmëria me ujin e kënetës”, tha Rama.

Komenti i kryeministrit për këtë largim nga radhët e PD nuk i ka shpëtuar Sali Berishës.

Kryedemokrati në daljen e tij për mediat pretendoi se Rama e mori në mbrojtje Sulën dhe e krahasoi këtë me “puthjen” e Judës.

Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij”, tha Berisha.

Pasi theksoi se e respekton zgjedhjen si thelbin e lirisë të çdo individi, Berisha tha se rreshtimi i Dash Sulës në krah të Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, do të thotë të dalësh kundër opozitës reale të vendit.

Mendoj se, hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto, me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja, në vlerësimin tim”, nënvizoi ai./e.t

Të fundit

Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë!/ Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat!

Listat e Edi Ramës që lanë jashtë 24 deputetë aktualë dhe në garë të hapur 34 të tjerë, mes...

Cirku gazmor i doktorit/ Kush mbeti dhe kush iku nga lista madhështore e Berishës

Disa për të mbushur, e disa për të zbrazur, listat e kandidatëve për deputet janë një këmbanë e fortë e spekaklit të fushatës për...

L’Oreal tërheq nga tregu linja e kremrave pas zbulimit të substancave kancerogjene

Një tërheqje e madhe nga tregu është duke u zhvilluar për disa produkte që trajtojnë aknet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me nivelet...

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie gjatë shkurtit

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie muajin e kaluar për herë të parë që nga shtatori, ndërkohë që çmimet e konsumit shënuan një...

Ryanair feston verën e dytë në Tiranë/ Mbi 3 milionë pasagjerë në vit, 23 destinacione

Mbi 3 milion pasagjerë premton Ryanair për vitin 2025, në prag të nisjes së sezonit të dytë veror në Tiranë. Kompania ajrore nr. 1...

Lajme të tjera

Web TV