‘Bufi ushqehet me minj!’/ Rama e la jashtë listës së sigurtë, reagon Pandeli Majko

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga figurat më të spikatura të PS, Pandeli Majko, ka zyrtarizuar kandidimin e tij për një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti socialist, ish-kryeministër dhe një prej emrave më të njohur të Partisë Socialiste, ka njoftuar përmes një statusi publik se ka firmosur dokumentet për të qenë pjesë e garës elektorale të 11 majit, teksa Rama e ka lënë në listat e hapura për Tiranën.

‘Firmosa dokumentat e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, PSSH, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit!
Jam i bindur, se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirjes dhe bën detyrën!
Bufi ushqehet me minj!…
Sot beteja më e rëndësishme është që Shqipërinë ta bëjmë një vend më të mirë!
Votoni shokët dhe shoqet e mija në Listën e Hapur! Unë, jam vetëm një prej tyre!
Beteja ime organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane!
Votoni Partinë Socialiste!
Do tja dalim, BASHKË!
Shqipëria e fëmijve tanë, është e para!’, shkruan Majko./    S.M

Të fundit

‘A ka pak kjo jetë vend për ujdi?’/ Alban Skenderaj ndan disa vargje nga kënga e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj pesë ditë më parë publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Armëpushim”. E...

Zgjedhjet e 11 majit/ Komisionerja e BE: Jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme

Në konferencën për mediat, me kryeministrin Rama, komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos komentoi edhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo vlerësoi se...

Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok,...

‘Shqipëria e meriton BE-në’/ Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të kishte ndodhur në një ditë...

Shumë zhurmë për asgjë! Sot ‘TikTok’ funksionon normalisht në Shqipëri

Edhe pse u paralajmërua për një kohë të gjatë, rrjeti social TikTok nuk është mbyllur në Shqipëri. Përdoruesit e saj vijojnë normalisht të shikojnë...

Lajme të tjera

Web TV