Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listat e koalicionit opozitar në kryeqytet për zgjedhjet e 11 majit, që i cilësoi si tribuna VIP e kënetës.
Rama vijon ironitë e tij me Kujtim Gjuzin, për të cilin tha se po përdoret në mënyrë brutale.
Kryeministri nuk la pa ironizuar dhe kalimin e Dashnor Sulës nga PD te “Shqipëria Bëhet”. Duke e quajtur gjel deti, Rama tha se është tip i veçantë dhe nuk i përshtatet këneta.
“Skuadra në listën e mbyllur të kryeqytetit është tribuna vip e kënetës, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret në mënyrë brutale. Është i vetmi që do ta ksihte merituar. Për atë nivel që ka këneta, me ato mustaqe që ka Kujtmi e mertion. I madhi Dash Sula që s’ka lënë gjë pa bërë për të qenë në tribunën VIP u la në det të hapur. Me sa unë mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim dhe vazhdon të besojë ama që Shqipëria bëhet. Thuaj ça të duash është gjel deti i Peqinin dhe nuk pajtohet dot këneta me të. Është tip i veçantë. Gjel deti, por shumë i veçantë. O me Shqipëri Madhështore o me Shqipëria Bëhet, por me vizion të madh shumë”, tha Rama./ S.M