Emrat për 11 Majin dolën, nis “lufta” PS – PD sot në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak orë pasi depozituan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, mazhoranca dhe opozita do të rikthehen sot në Kuvend, ku pritet që salla e seancave plenare të kthehet në një fushëbetejë politike, ku nuk do të mungojnë akuzat dhe kundërakuzat mes tyre.

Ndërkohë, Kuvendi do të votojë sot në seancë plenare projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Projektligji vjen në Kuvend pas rrëzimit nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili rekomandonte pezullimin e tij me argumentin se dëmtohej parimi i barazisë mes aktorëve ekonomikë në prag të zgjedhjeve.

Deputetët pritet të diskutojnë në seancën e sotme plenare mbi këtë projektligj të rëndësishëm, i cili parashikon një paketë të re mbështetje për investimet në zonat malore.

Nisma ligjore synon të inkurajojë banorët vendas të investojnë në tokat e tyre, duke frenuar në këtë mënyrë edhe braktisjen e fshatit.

Synimi i këtij projektligji është rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik, nxitja e investimeve, punësimit dhe zhvillimi i ekonomive të vogla lokale për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve në zonat malore.

Ndërkohë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komisionet parlamentare, opozita është shprehur në parim kundër, me argumentin se është një ligj që parashikon garë të mbyllur, si dhe një procedurë komplet e re për pronën private, krahas procedurës që ka ligji aktual sektorial që merret me pronën.

Përveç këtij projektligji, Kuvendi do të diskutojë në seancë plenare edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare.

Konkretisht në seancën e sotme plenare pritet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri.

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë më 24 janar 2025 dhe synon forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BEI-t e përshpejtimin e realizimit të objektivave që ka Shqipëria për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe :  Meta nga burgu uron gratë dhe vajzat për 8 Mars: Mirënjohjen për sakrificat e tyre

Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Projektligji parashikon akordimin e një huaje, në shumën 118 500 000 USD, për financimin e këtij projekti, përmes së cilit synohet të rritet niveli i sigurisë publike dhe performanca e punonjësve të policisë. Instalimi i sistemeve elektronike synon një monitorim dhe kontroll sa më të mirë të territorit, duke siguruar informacionin për parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve.

Po ashtu Kuvendi pritet të ratifikojë edhe dy marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Europian.

Konkretisht në seancën e sotme pritet ratifikimi i marrëveshjes së facilitetit me Bashkimin Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje. Miratimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësojë financimin nëpërmjet akordimit të një shume totale në vlerën 922 085 888 euro, nga të cilat 29% do të akordohen si grante dhe 71% si hua.

Një tjetër projektligj është ai i ratifikimit të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

Projektligji do të mundësojë financimin e programit nëpërmjet akordimit të një huaje në vlerën 657 458 743.67 euro, i shoqëruar nga një grant WBIF, në shumën 264 6271 44.33 euro.

Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është çlirimi i potencialit ekonomik të vendit, përmes stimulimit të transformimit ekonomik dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të hyrë gradualisht dhe i përgatitur në tregun e vetëm të BE-së, përmes forcimit të shtetit të së drejtës, me progres të vazhdueshëm në integrimin e përshpejtuar, konsolidimin e efikasitetin e reformave, dhe ecjes së qëndrueshme përpara në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian./    S.M

Të fundit

‘A ka pak kjo jetë vend për ujdi?’/ Alban Skenderaj ndan disa vargje nga kënga e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj pesë ditë më parë publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Armëpushim”. E...

Zgjedhjet e 11 majit/ Komisionerja e BE: Jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme

Në konferencën për mediat, me kryeministrin Rama, komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos komentoi edhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo vlerësoi se...

Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok,...

‘Shqipëria e meriton BE-në’/ Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të kishte ndodhur në një ditë...

Shumë zhurmë për asgjë! Sot ‘TikTok’ funksionon normalisht në Shqipëri

Edhe pse u paralajmërua për një kohë të gjatë, rrjeti social TikTok nuk është mbyllur në Shqipëri. Përdoruesit e saj vijojnë normalisht të shikojnë...

Lajme të tjera

Web TV