KPA rikthen në detyrë prokuroren Merita Selimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 12 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores se Lushnjës, Merita Selimi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Ramën dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Selimit.

Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi u shkarkua nga detyra më 27 korrik 2023, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e konkludoi se kishte probleme penalizuese në kriterin e pasurisë.

Ankimi i Selimit ndaj vendimmarrjes së KPK është gjetur i drejtë nga shumica e trupit gjykues të KPA, që me shumicë votash e ndryshoi dhe e ktheu në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

Merita Selimi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe prej atëherë punoi në Prokurorinë e Lushnjës. Së fundmi, pas konfigurimit të hartës së re gjyqësore, ajo e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Fierit./k.k

Të fundit

U aplikua votimi elektronik, Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka ka folur nga Vora, ku u krye votim elektronik ndërsa...

VIDEO/ Federata del blof! Publikohet biseda e bujshme mes gjyqtarëve në Barcelona-Real

Barcelona fitoi dje përballë Real Madrid me rezultatin 4-3. “El Clasico” u mbyll me shumë polemika për gjykimin, ndërsa katalanasit me 7 pikë më...

Ndërpritet për dy orë procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Është ndërprerë përkohësisht procesi i numërimit të votave në Belsh. Numërimi do të rifillojë në orën 12:00 Deri më tani janë numëruar 19 nga...

Përfundon numërimi në Kolonjë/ PS forcë e parë, ndiqet nga PD

Ka përfunduar numërimi i 26 kutive në Bashkinë e Kolonjës. Fituese në këtë bashki ka dalë Partia Socialiste, e ndjekur nga PD-ASHM dhe forcë e...

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka mbërritur në Vorë, ku edhe pritet që të dalë rezultati i votimit elektronik. KQZ e shtyu publikimin e...

Lajme të tjera

Web TV