Kremlini: Një pauzë 30 ditore në luftime, do të ndihmonte ushtrinë ukrainase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari kryesor i presidentit rus Vladimir Putin për politikën e jashtme, Yuri Ushakov tha të enjten se i ka thënë Uashingtonit se një armëpushim 30-ditor i propozuar nga Shtetet e Bashkuara për të ndalur luftën në Ukrainë thjesht do t’u jepte kohë forcave të Kievit.

“Një armëpushim i përkohshëm 30-ditor: Çfarë na jep kjo neve? Nuk na jep asgjë. Një gjë e tillë vetëm u jep ukrainasve një mundësi për t’u rigrupuar, për t’u përforcuar dhe për të vazhduar të njëjtën gjë,” tha zoti Ushakov për mediat ruse.

Përparimet e Rusisë në vijën e frontit në muajt e fundit dhe përpjekja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar në Ukrainë, kanë shkaktuar frikë se Kievi mund ta humbasë luftën.

I dërguari i posaçëm Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff mbërriti në Moskë të enjten për t’u takuar me Presidentin Putin. Zyrtarët rusë thanë se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, kishte dërguar detaje mbi idenë e armëpushimit të mërkurën dhe se Rusia ishte e gatshme për ta diskutuar këtë çështje.

Presidenti Trump tha në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën se shpresonte që Kremlini të binte dakord me propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor që Ukraina tha se do ta mbështeste.

Zoti Ushakov, një ish-ambasador në Uashington, i cili flet në emër të presidentit rus për çështjet kryesore të politikës së jashtme, i tha televizionit shtetëror se kishte folur me zotin Waltz të mërkurën për t’i përcjellë qëndrimin e Rusisë për armëpushimin.

“Deklarova qëndrimin tonë se ky nuk do të ishte gjë tjetër veçse një lehtësim i përkohshëm për ushtrinë ukrainase, asgjë më shumë”, tha ai.

Lexo edhe :  Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

“Synimi ynë është një zgjidhje paqësore afatgjatë që merr parasysh interesat legjitime të vendit tonë dhe shqetësimet tona të njohura. Më duket se askush nuk ka nevojë për ndonjë hap që (thjesht) duket si veprim paqësor në këtë situatë,” tha zoti Ushakovi.

Këshilltari rus tha se Presidenti Putin do të flasë me media më vonë të enjten dhe do të ta paraqesë më në hollësi pozicionin e Rusisë. VOA

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV