Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos/ Cakton datën kur do të zgjidhet kryepeshkopi i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, më 16 mars, do të zgjedhë kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos.

“Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, njofton Sinodi i Shenjtë.

Më 30 janar, me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e gjithë bota, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, i dhanë në Tiranë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë.

Lidhja e Janullatosit me Shqipërinë

Anastas Janullatos u caktua në 1991 nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri dhe u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, kur ishte në moshën 63-vjeçare. Përmes vështirësive të shumta ai ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila si edhe fetë e tjera ishte e ndaluar nga regjimi komunist në vend. Krahas ringjalljes së më tepër se 400 famullive, u themelua edhe Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës si dy lice kishtarë ku u shkolluan mbi 150 klerikë./    S,M

Të fundit

Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë!/ Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat!

Listat e Edi Ramës që lanë jashtë 24 deputetë aktualë dhe në garë të hapur 34 të tjerë, mes...

Cirku gazmor i doktorit/ Kush mbeti dhe kush iku nga lista madhështore e Berishës

Disa për të mbushur, e disa për të zbrazur, listat e kandidatëve për deputet janë një këmbanë e fortë e spekaklit të fushatës për...

L’Oreal tërheq nga tregu linja e kremrave pas zbulimit të substancave kancerogjene

Një tërheqje e madhe nga tregu është duke u zhvilluar për disa produkte që trajtojnë aknet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me nivelet...

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie gjatë shkurtit

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie muajin e kaluar për herë të parë që nga shtatori, ndërkohë që çmimet e konsumit shënuan një...

Ryanair feston verën e dytë në Tiranë/ Mbi 3 milionë pasagjerë në vit, 23 destinacione

Mbi 3 milion pasagjerë premton Ryanair për vitin 2025, në prag të nisjes së sezonit të dytë veror në Tiranë. Kompania ajrore nr. 1...

Lajme të tjera

Web TV