Nesër Dita e Verës, Rama: Hapet Tuneli i Murrizit, sa të jem unë s’do ketë pagesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikundër e ka kthyer tashmë në ‘traditë’, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të disa prej tyre, në rubrikën “Sy më Sy”.

Kështu ka bërë edhe sot, ku ka zgjedhur që t’u përgjigjet disa komentuesve, në lidhje me tunelin e Murrizit. Nesër që është edhe Dita e Verës, Rama tha se do të hapet Tuneli i Murizit.

“Nesër Tuneli i Murrizit do të hapet, përkon me Ditën e Verës. Nga Elbasani në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Ky tunel është i ndërtuar me PPP, e gjithë rruga e Arbrit. I ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë se s rrugët që bëheshin sidomos dikur me tendera që ktheheshin në histori abuzimi duke shtuar e shtuar fonde për punime të paprashikuara. Kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Kostot shtesë në bazë të kontratës i mori sipërmarrësi. Rruga e Arbrit dhe Tuneli sa të jem unë këtu s’do ketë tarifë, sa të jem unë. Më mbrapa shihni e bëni”, tha Rama. /    S,M

Të fundit

‘A ka pak kjo jetë vend për ujdi?’/ Alban Skenderaj ndan disa vargje nga kënga e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj pesë ditë më parë publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Armëpushim”. E...

Zgjedhjet e 11 majit/ Komisionerja e BE: Jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme

Në konferencën për mediat, me kryeministrin Rama, komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos komentoi edhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo vlerësoi se...

Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok,...

‘Shqipëria e meriton BE-në’/ Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të kishte ndodhur në një ditë...

Shumë zhurmë për asgjë! Sot ‘TikTok’ funksionon normalisht në Shqipëri

Edhe pse u paralajmërua për një kohë të gjatë, rrjeti social TikTok nuk është mbyllur në Shqipëri. Përdoruesit e saj vijojnë normalisht të shikojnë...

Lajme të tjera

Web TV