Prej një muaji në qeli, Apeli i GJKKO shpall sot vendimin për ankimin e Erion Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy seancave radhazi në Apelin e GJKKO, sot në 10:00 pritet të shpallet vendimi për ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj kundër masës arrest me burg. Veliaj kërkon masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore, ndërsa sot shprehet gjyqtari Negert Pëllumbi, i cili njihet ei gjyqtari që ka dënuar Tahirin.

Lirinë kërkon edhe biznesmeni Elman Abule, në qeli për pastrim parash. Ndërkohë, 3 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha kërkojnë heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje.

Çfarë ndodhi dje në seancë?

Seanca e cila zgjati afro 3 orë, nisi me fjalën e avokatëve të Veliajt që thanë qëndrimin e tyre në lidhje me provat e reja që u paraqitën nga SPAK të martën, disa biseda të përgjuara gjatë kohës që Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit.

Avokati Artur Selmani deklaroi në gjykatë, se përgjimet telefonike ku Veliaj fliste me familjarët e tij nuk mund të merren si kërcënim apo intimidim për askënd, dhe nuk mund të përdoren për të rënduar pozitën e kryebashkiakut, i cili kërkon një masë më të butë sigurie, edhe përkundrejt garancisë pasurore. Avokati  Artur Selmani i mëshoi faktit se nuk ka asnjë rrezik që në liri, Veliaj të prishë provat, të arratiset apo të intimidojë gjyqtarët.

Në të njëjtën linjë me avokatin ishte edhe vetë  kryebashkiaku Veliaj, i cili tha në seancë se në përgjimet nuk ka asgjë sekrete, teksa kërkoi seancë të hapur për mediat./    S,M

Të fundit

‘Shqipëria e meriton BE-në’/ Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të...

Shumë zhurmë për asgjë! Sot ‘TikTok’ funksionon normalisht në Shqipëri

Edhe pse u paralajmërua për një kohë të gjatë, rrjeti social TikTok nuk është mbyllur në Shqipëri. Përdoruesit e saj vijojnë normalisht të shikojnë...

“Rrugëtimi i Shqipërisë në BE, i sigurt”/Marta Kos: Jam këtu për t’ju treguar mbështetjen

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos thotë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është i sigurt dhe i vërtetë. Në një konferencë për mediat...

Komisionerja e BE-së vjen në Tiranë/ Rama ia thotë ‘troç’: Marta ne duam lekët tona!

Kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën e përbashkët me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin Marta Kos, theksoi se Shqipëria e ka pritur me...

Arrestimi nga SPAK, Apeli i GJKKO lë në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës Veliajn

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kërkoi masë më të lehtë sigurie kundrejt...

Lajme të tjera

Web TV