“Rrugëtimi i Shqipërisë në BE, i sigurt”/Marta Kos: Jam këtu për t’ju treguar mbështetjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos thotë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është i sigurt dhe i vërtetë.

Në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, Kos u shpreh se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE, pasi unioni nuk bëhet vetëm më i gjerë, por Evropa do të jetë më e fortë.

“Vendi ka ecur shumë mirë në rrugëtimin drejt BE, është gjeopolitika ajo sot që na tregon se gjithçka mund të jetë e mundur, dhe rrugëtimi juaj është i sigurt dhe i vërtetë në udhën e vet. Më pëlqen që takohem me ju, me ekipin tuaj, dhe e shoh që jeni kaq pasionant për vendin tuaj dhe BE. Erdha për t’ju treguar mbështetjen time për objektivat tuaj ambiciozë dhe realist. Kur thoni se negociatat të përmbyllen deri në 2027, jemi në udhën e duhur sepse janë hapur grup kapitujt e caktuar, gjithashtu do të jenë edhe të tjerë. Siç e dimë ne, nuk bëhet fjalë për hapjen e tyre, por edhe për mbylljen dhe jam e sigurt se me të gjitha reformat që po kryeni, do të jetë e mundur. Me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Me ju në BE, Evropa do të jetë edhe më e fortë.”, u shpreh Kos./     SM

Të fundit

Donald Trump: Unë do ta rregulloj çështjen Kosovë-Serbi, Biden mori vendime idiote…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, teksa ka thënë se paraardhësi i...

Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt e Trojës brenda

Preç Zogaj, Liberale BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë komplementare në mbështetje të Shqipërisë drejt një demokracie funksionale ku liritë dhe sundimit i ligjit shkojnë...

Ishte duke bërë zhytje, gomonia plagos 46-vjeçarin në Gjipe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gjipesë në Himarë, ku një 46-vjeçar, banues në Gjermani, ka mbetur i plagosur nga një...

Populli apo Berisha, kush e ka fajin?

Andi Bushati dhe Blendi Kajsiu kanë disa ditë që zhvillojnë një seri replikash me njëri-tjetrin. I pari ngulmon me tezën e tij se askush...

Moment prekës në spital, mjekët nderojnë 14-vjeçarin para se t’i heqin organet për dhurim

Një moment thellësisht prekës është regjistruar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët kanë nderuar në heshtje 14-vjeçarin Spiros, i cili humbi jetën tragjikisht...

Lajme të tjera

Web TV