‘Shqipëria e meriton BE-në’/ Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të kishte ndodhur në një ditë me diell dhe jo shi, por shtoi se “ia sqarova Martës se shiu është bereqet”.

Rama shpjegoi se për Shqipërinë ishte lajm i mirë që Komisionere e Zgjerimit u zgjodh një përfaqësuese e rajonit, teksa tha se Shqipëria do ta meritojë këtë anëtarësim.

Presim komisioneren e BE për zgjerimin në vizitën e saj të parë me shi, edhe pse do donim diell. Por unë e sqarova se shiu është bereqet. Besoj se do jetë një ogur i mirë për planin e zhvillimit dhe fondet shtesë për Shqipërinë.

Është kënaqësi që ju presim këtu në Tiranë. Dhe qysh në fillim dua ta përsëris publikisht se ne në rajon e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE-së, edhe e jona. Duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vetë dhe sot është një anëtar krenar i BE-së, Sllovenia.

Dhe sidoqoftë duke e pasur gjakun më pranë nesh më vjen jashtëzakonisht mirë për këtë moment ku ne jemi krenarë për atë që kemi bërë dhe ju për të na mbështetur pa rezervë. Por ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë por të marrë çdo ditë, mbështetje e një institucioni të madh dhe shumëkërkues siç është BE-ja.

Të cilën ne jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Ne e dimë se nuk ka alternative tjetër, sepse e dimë se s’ka alternative të lirisë individuale, të barazisë para ligjit, të bashkëjetesës në diversitet”, tha kryeministri mes të tjerash./    S,M

Të fundit

Vota e diasporës, afati i fundit i pranimit të zarfeve deri në 19:00!

Të paktën 187,916 vota nga diaspora kanë mbërritur deri më tani. Afati i fundit i pranimit të zarfeve është...

‘Jam duke mbledhur informacion’/ Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në njësinë numër 10 në Tiranë ku po votohet në...

Nga sot, mund të kemi mbështetje edhe 1 miliardë euro në vit

Fatos Çoçoli Bashkimit Evropian. Do të votojmë dhe po votojmë për forcën politike që mund të na sjellë në këta katër vitet e ardhshme, më...

Ulsi Manja pas votimit: Vota është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ushtruar të drejtën e votës dhe në një prononcim për mediat theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare. “Vota është respekt...

Shpërthim në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës

Mëngjesin e sotëm, një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të...

Lajme të tjera

Web TV