VIDEO/ Rama publikon pamjet: Tuneli i Murrizit hapet më 14 mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën. Tuneli pritet të hapet më 14 mars.

Nga video e publikuar nga kryeministri Rama, vihet re se tuneli është gati për qarkullimin e automjeteve. “E gjeni dot ku është?”, shkruan Rama.

“Më 14 mas do të hapim tunelin e Murrizit për akses për të gjitha automjetet, ndërkohë do të vijojë puna në tunelin ndihmës, atë të emergjencës”, deklaroi zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa inspektoi më 21 shkurt punimet në tunelin e Murrizit.

Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të nxis rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik, tashmë për Veriun.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare./   S,M

Lexo edhe :  Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni orët e mësimit!

Të fundit

Videoja bëhet virale/ Trump ndërpret takimin dhe komplimenton Vance për çorapet

Presidenti i SHBA, Donald Trump po përpiqej të ishte i përqendruar gjatë takimit në Zyrën Ovale me Kryeministrin irlandez...

‘A ka pak kjo jetë vend për ujdi?’/ Alban Skenderaj ndan disa vargje nga kënga e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj pesë ditë më parë publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Armëpushim”. E sot me ndjekësit e tij...

Zgjedhjet e 11 majit/ Komisionerja e BE: Jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme

Në konferencën për mediat, me kryeministrin Rama, komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos komentoi edhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo vlerësoi se...

Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok,...

‘Shqipëria e meriton BE-në’/ Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të kishte ndodhur në një ditë...

Lajme të tjera

Web TV