Presidenti rus, Vladimir Putin , ka pranuar propozimin e SHBA-ve për armëpushim 30-ditor në Ukrainë.
“Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi do të çonte në paqe afatgjatë, diçka që do të largonte arsyet fillestare të krizës”, tha ai.
Putin vazhdoi duke iu referuar vizitës së tij në rajonin e Kurskut dje dhe e përshkroi situatën atje si “plotësisht nën kontrollin e tyre”.
“Në rrethana të tilla, do të ishte mirë që Ukraina të arrijë një armëpushim 30-ditor”, shtoi Putin.
Ai gjithashtu tha se forcat ruse janë tani në ofensivë në të gjitha zonat në front./k.k