Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një automjet tip ML me ngjyrë të zezë nuk i është bindur urdhërit të bluve për të ndaluar dhe në përpjekje për të ikur ka përplasur 2 makina të tjera (një prej të cilave mjet i Policisë së Burgjeve).
Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.
Ndërkohë në qytet vazhdon ndjekja e mjetit tip ML me ngjyrë të zezë nga ana e Policisë dhe deri më tani nuk ka informacione se kush mund të ketë qenë brenda makinës.
Njoftimi i Policisë:
Aksident i rëndë në Vlorë!
Një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia dhe ka shkaktuar një aksident zinxhir. Në përpjekje për t’u larguar, ai ka goditur dy makina, duke përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.
Autoritetet janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit./e.t