Hapet Tuneli i Murrizit, Rama pritet me daulle e këngë nga qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dibër– Kryeministri Edi Rama mori sot (14 mars) pjesë në hapjen e Tunelit të Murrizit, në ‘Rrugën e Arbrit’ në Dibër.

Me hapjen e tunelit pas 6 vitesh punimesh për qarkullimin e mjeteve, udhëtimi nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, do të jetë vetëm 2 orë dhe është i ndërtuar me strukturë hekuri dhe jo guri apo gërmimi.

Qindra qytetarë kanë pritur kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe institucioneve teksa inaugurohej tuneli i ri, ndërsa në sfond kishte muzikë dhe valle festive.

Teksa përshëndeste të pranishmit në hyrje të tunelit, dëgjoheshin edhe thirrje të tilla si “Mirëseerdhe Skënderbeu i Shqipërisë!”, apo “Ti je më i miri, e mbajte premtimin!”. Nuk munguan as parulla si “Plasi syri i keq!”.

Një tjetër detaj pikant ka qenë zënia e rrugës së kryeministrit nga një fëmijë me telefon në dorë, që kërkonte ta filmonte dhe fotografonte live. Kryeministri e mori në krahë dhe e përqafoi, teksa vijoi më tej të përshëndetej me banorët dhe stafin e punonjësve të këtij kantieri.

“Jemi shumë të lumtur për këtë vepër. Jemi të kënaqur që ky tunel u bë”, shprehet një banore teksa grupi udhëton me autobus drjet sheshit të kantierit për inaugurim.

Kryeministri Rama i përgjigjet:

“Dibra nuk shpëtoi, Dibrën e shpëtuam ne, tani edhe Maqellarë-Peshkopi, mbaron në prill. Nuk besojnë ata, thonë do e lënë se e kanë për zgjedhje”.

Kryeministri shoqërohej edhe nga ministrja e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministrja Belinda Balluku./k.k

Lexo edhe :  “Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Të fundit

Asllani largohet nga Interi? E kërkon klubi italian

Kristjan Asllani mund të jetë përballë një momenti kyç në karrierën e tij gjatë kësaj merkatoje vere. Sipas raportimeve...

Devoll/42-vjeçarja shantazhon ish të dashurin, i kërkon para për të mos i publikuar fotot

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Devoll, ku ndryshe nga çfarë tregon trendi i akteve kriminale në raport gjinie dhe statistikat, këtë herë...

A ka Fieri dyndje turizmi? Jo, por qiratë po rriten aq sa nuk e prisni

Edhe qytetet që nuk janë të prekura drejtpërdrejt nga flukset turistike kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme, përfshirë...

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje, zbutet lufta tregtare

SHBA dhe Kina arritën të martën për një kornizë për të rikthyer armëpushimin e tyre tregtar në rrugën e duhur dhe për të hequr...

Argjentina fitoi me arbitra? Messi nuk e fal James: “Ti flet shumë…”

Lionel Messi është përballur me rivalin e tij kolumbian James Rodriguez gjatë ndeshjes së Argjentinës me Kolumbinë. Ndeshja u mbyll në barazim 1–1 në raundin...

Lajme të tjera

Web TV