Kaluan Ditën e Verës në Shqipëri, radhë të gjata në doganën e Qafë Thanës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fluks në dalje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. E gjithë kjo ,sipas autoriteteve të stacionit të kësaj pike kufitare, ka ardhur për shkak se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e jo vetëm pasi kanë kaluar festën e ditës së verës në Elbasan e kryeqytet po kthehen drejt qyteteve të tyre të banimit.

Për të përballuar fluksin të dy policitë janë duke punuar me katër sportele në dalje për mjetet e vogla si dhe një korsi është lënë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Për të evituar radhët e gjata është rënë dakord nga dy policitë kufitare të punohet me procedurë të përshpejtuar për ata shtetas, të cilat kanë dokumente të vendit fqinj.

Gjatë 24 orëve të fundit, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë e dalë me shume se 8500 shtetas./e.t

Të fundit

Qarku Vlorë, OSBE/ODIHR angazhon 5 grupe për vëzhgimin e procesit zgjedhor

Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qytetin e Vlorës, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSCE/ODIHR...

Prrenjas/ Refuzoi varrosjen e 63-vjeçares nga komuniteti egjiptian, kallëzohet kryeplaku

Kryeplaku i fshatit Katjel, Enver Muça, në njësinë administrative Rrjacë është kallëzuar në polici pasi një familje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua që...

Më shumë biznese me pak punëtorë, të dhënat e fundit nga INSTAT

Tregu i punës rritet në Shqipëri, bizneset shtohen nga viti në vit ndërsa Shqipëria vijon të vuaj nga fenomeni i mungesës së punonjësve. Në tregti,...

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën...

Diaspora voton për herë të parë, ja kur do të hapen zarfet e dërguara nga emigrantët

Për herë të parë në Shqipëri 245 mijë votuesve nga diaspora i është dhënë mundësia të votojnë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa shumica e...

Lajme të tjera

Web TV