Lista e hapur është PD-ja e vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Primaret që u mbështetën nga të gjithë zërat qoftë afër, pranë por edhe më të paangazhuarit e PD-së treguan se ishin një zhgënjim i madh, ashtu si edhe një relativizim i peshës së vërtetë të njerëzve që mbajtën barrën e Opozitës në këto 12 vite.

Deklarata e deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka qenë e arsyeshme dhe shumë racionale për vendosjen e saj në listat e hapura, por edhe me një dozë të kuruar pezmi. Paçka pritshmërive të publikut për të, kjo falë rezultatit të lartë të arritur në Primaret e PD-së, ajo do të futet në një garë të re, të cilën pret sërish ta sfidojë.

Gjithsesi për publikun, rasti i saj dhe i disa kolegëve të tjerë ka treguar se meritokracia lë shumë për të dëshiruar tek Blutë. Edhe qëndrimi neutral dhe i heshtur i shumë prej anëtareve të PD-së, lënë mënjanë, tregoi shumë: zhgënjimin për një garë ku ata u investuan si pakkush nga militantët e tyre.

Primaret që u mbështetën nga të gjithë zërat qoftë afër, pranë por edhe më të paangazhuarit e PD-së treguan se ishin një zhgënjim i madh, ashtu si edhe një relativizim i peshës së vërtetë të njerëzve që mbajtën barrën e Opozitës në këto 12 vite.

Sikur të mos mjaftonte kjo: Fjala e Berishës pak orë më parë mbeti në eter dhe iu shtua arsenalit të gjërave pa thelb, lidhur me demokracinë te partia e tij.

Në një realitet paralel do të shtonte se: “Te ne, shqiptarët panë një garë mahnitëse, kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze, Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të MAFIA-s shqiptare, por erdhën nga vota dhe konsulta e anëtarëve të PD-së”.

Në fakt ata që e dinë dhe e njohin mirë këtë logjikë dhe narrativë u tërhoqën, kur të tjerët mbetën shumë të befasuar! Ende s’është koha për të bërë analiza të thelluara përveç atyre makro, por respekti për njeriun që punon dhe militon është e pamundur te PD-ja. Rasti i Sulës, Tabakut, Alimehmetit, Zhulalit, Telitit (në fakt nuk u kualifikua pasi pati pak vota me primaret) do të ishin nga më shqetësueset për arsye sepse prania e tyre në parlament e ndih partinë. Ndaj, tashmë beteja e tyre s’është më me Ramën, por fillimisht me kushtet ku po gjenden.

Të mendosh, beteja më madhe zgjedhore do të jetë në Qarkun e Tiranës, ku referuar KQZ-së 12 deputetë të secilit subjekt dalin direkt nga lista e mbyllur. Në zgjedhjet e shkuara, më 2021, PS dhe PD u ndanë respektivisht me 18 me 15 mandate.

Lexo edhe :  Çlirimi i Kosovës dhe Enver Hoxha

Fakt që bëhet i vështirë me ardhjen e partive të reja, jo thjesht prej sondazheve por dhe faktin e tkurrjes së interesit për PD-në, ku logjika të çon te fakti se: beteja te Lista e Hapur mund të bëhet për vetëm 2-3 vende. Që do të thotë se personazhe si Jorida Tabaku Ilir Alimehmeti, Myslim Murrizi, Dhurata Çupi, Shpëtim Idrizi, Kreshnik Çollaku, Ilda Zhulali etj., të jenë në një garë tejet të vështirë.

Është ende herët për projeksione, paçka se parashikimi ishte se pakënaqësia do të tregohej qysh në fillim, ashtu si edhe ndodhi. Esenca duket në atë që kumtoi ish-kryetari i PD-së në Kavajë që nuk e pranoi kandidimin në listat e hapura pas suksesit në primare.

Mesazhi do të ishte shumë më i qartë për të gjithë procesin: “Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë.

I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë”, u shpreh i keqardhur Hysen Kadiu.

E megjithatë, njerëzit e Listës së Hapur do ta provojnë sërish dhe këtë herë për një pjesë e tyre do të jetë e fundit, por kjo përshfaqje e kreut Berisha ndaj tyre është edhe një mesazh për vlerën e vërtetë që kanë individualisht tek PD-ja, partia që ata besojnë se do të bëjë ndryshimin. Të pathënat, supozimet dhe mbi të gjitha ato që quhen gënjeshtra ishin edhe këtë herë e vërteta më e madhe dhe kjo e zvogëlon edhe më shumë PD-në para publikut.

Ose si e thoshte për kohën e tij, kancelari i hekurt, Bismark: “Njerëzit kurrë nuk gënjejnë aq shumë sa pas një gjuetie, gjatë një lufte ose para zgjedhjeve”. Megjithatë sido që të ndodhë: Lista e hapur e Bluve është PD-ja e vërtetë./    S,M

Të fundit

FOTOT/ Balona shumëngjyrëshe e stenda me ballokume, ja si u festua Dita e Verës në Tiranë

Tirana u mbush me atmosferë festive këtë 14 Mars, teksa mijëra qytetarë dolën në rrugë për të festuar Ditën...

11 maji/ Berisha: Po u bëra kryeministër do të ndërtoj hekurudhën Tiranë-Prishtinë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shpalosi sot programin e PD-së për infrastrukturën rrugore nëse vjen në pushtet në datë 11 Maj. Listoi projektet në...

Bebe Rexha në mesin e 100 këngëtareve më të rëndësishme të shekullit 21

Ylli botëror me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka siguruar një vend në listën e 100 këngëtareve femra më të rëndësishme të shekullit 21, përpiluar...

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik që keni...

Pak orë nga hapja e Tunelit të Murrizit, Balluku: Një vepër sfiduese infrastrukturore

Sot hapet Tuneli i Murrizit, duke e bërë në këtë mënyrë të aksesueshme të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme. Ministrja e Infrastrukturës dhe...

Lajme të tjera

Web TV