Manjani tregon strategjinë e Ramës dhe kritikon opozitën: Nuk dëshirojnë fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani ka shprehur kritika të forta ndaj sistemit zgjedhor në Shqipëri, veçanërisht lidhur me formatin e listave.

Manjani i celësoi këtë lloj formati të listave të hapura dhe të mbyllura si “shpifësirë” dhe një mënyrë për të mbajtur status quo-në, jo për të siguruar fitore zgjedhore.

“Pyetja është a duan ti fitojnë zgjedhjet këto parti. Kur ka dalë varianti i listave të hapura dhe të mbyllura kemi thënë nga u gjet kjo gjë, nga u gjet kjo shpifësirë, kjo është shpifësire ky nuk është ligj ky është maskaradë sepse shifeni ku janë katandisur, kjo është fiks legjitimimi i asaj që duam të ruajmë status quo-në, jo të fitojmë zgjedhje dhe kjo është shumë e rëndë për këta që duan të vijnë në pushtet, shumë shumë e rëndë dhe jam i keqardhur për këtë gjë.”

Manjani ka shprehur gjithashtu habi për faktin se opozita beson se vota e emigrantëve nuk do të ketë probleme, ndërkohë që sistemi i votimit është shumë i pasigurt.

“Ore si është mundur një parti opozitare që të vrapojë me vrap, që të votojnë emigrantët, por është sistemi më i pasigurtë sot. Kemi 30 vjet që s’besojmë zgjedhjet që i shohim me sy në kutitë e votimit dhe krejt papritur besojmë votën e hapur në gjithë botën që do votojë gjithë familja dhe do na i fusin me një zarf”, tha Manjani.

Përsa i përket Partisë Socialiste, Manjani ka komentuar listat e hapura të Tiranës, duke i quajtur kandidatët “ujqër politikë”. Ai ka thënë se Rama ka nxjerrë 36 deputetë në lista të hapura, por ka bërë një spektakël, pasi vetëm 11 nga 74 deputetët kanë mbetur në pozita të sigurta.

Lexo edhe :  VIDEO / Belind Këlliçi i zgjat dorën, Berisha ‘e injoron’ dhe zgjedh Arian Starovën

“Ky zoteria këtu ku Edi Rama, shife ca ka bërë ky në pushtet, me të drejtë mund them, ka 74 deputet në parlament, 24 i përzuri, ec mirupafshim, një e treta e grupit, 36 i ka nxjerrë në listë të hapur, dilni merrni justifikoni mandatin, shifni ca ka bërë spektakel, dil e justifiko votën, janë ujqër ata të gjithë absolutisht, shif listën e hapur të Tiranës, ajo është listë, vetëm 11 nga 74 deputet i ka lënë në vend të sigurtë”, tha Manjani.

Për Partinë Demokratike, Manjani tha se ka futur disa deputetë në listat e hapura, por duke mbajtur shumicën e grupit parlamentar në pozita të sigurta. Ai ka kritikuar këtë praktikë dhe ka thënë se është një masë për të mbajtur kontrollin.

“PD ka përzënë vetëm 11, ka futur në listën e hapur 13 ose më shumë, në mos gaboj, dhe në listën e sigurt ka vënë 19, gjysmën e grupit parlamentar, e ka çimentosur, ka rënë viktimë e atij 30 përqindëshit të listave të atij sistemi zgjedhor që e duartrokiten.”

Në fund, Manjani ka mbyllur fjalën e tij me një pyetje: “Pyetja mbetet, a duan ti fitojnë zgjedhjet këta apo jo?”/    S,M

Të fundit

Vlora feston Ditën e Verës/ Qyteti bregdetar gjallërohet nga aktivitetet

Edhe në Vlorë, Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festive duke përfshirë një sërë organizimesh nga bashkia e...

“Nuk i shkon aspak”/ Projekti i ri muzikor i Parashqevi Simakut ‘shpërthen’ në kritika

Artistja Parashqevi Simaku, ka vendosur të rikthehet në skenën e muzikës shqiptare pas shumë viteve mungesë. Projekti i saj i ri u paralajmërua prej...

FOTOT/ Balona shumëngjyrëshe e stenda me ballokume, ja si u festua Dita e Verës në Tiranë

Tirana u mbush me atmosferë festive këtë 14 Mars, teksa mijëra qytetarë dolën në rrugë për të festuar Ditën e Verës. Sheshi “Skënderbej” dhe...

11 maji/ Berisha: Po u bëra kryeministër do të ndërtoj hekurudhën Tiranë-Prishtinë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shpalosi sot programin e PD-së për infrastrukturën rrugore nëse vjen në pushtet në datë 11 Maj. Listoi projektet në...

Bebe Rexha në mesin e 100 këngëtareve më të rëndësishme të shekullit 21

Ylli botëror me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka siguruar një vend në listën e 100 këngëtareve femra më të rëndësishme të shekullit 21, përpiluar...

Lajme të tjera

Web TV