Punime restauruese në shtëpinë 300-vjeçare të Pashko Vasës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet për mirëmbajtjen e pasurisë kulturore Shtëpia e Pashko Vasës po vijojnë nga specialistët.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se janë restauruar ambientet e jashtme dhe të brendshme, duke u konsoliduar suvatimet e mureve për të garantuar ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e ndërtesës.

Shtëpia e Pashko Vasës është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shkodër.

Punimet po realizohen duke respektuar teknikat e vjetra të restaurimit, me qëllim ruajtjen e autenticitetit të kësaj ndërtese historike.

Shtëpia, e cila ka një histori mbi 300-vjeçare, ka rëndësi historike e turistike.

Ajo është e njohur jo vetëm si vendlindja e Pashko Vasës, por edhe si selia e degës së “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Shtëpinë e rrethojnë muret e larta karakteristike të Shkodrës dhe në oborrin e saj ndodhen ende pusi i gurtë, lugu prej guri i larjes së rrobave, govata prej guri për shpëlarjen e rrobave dhe shkalla prej guri të latuar.

Sot, kjo shtëpi, është Monument Kulture, Kategoria e parë dhe i është kthyer si pronë private trashëgimtarëve, prej vitit 1971./k.k

Të fundit

U fut në listat e mbyllura/Iris Luarasi: Më këshilluan të kem kujdes nga njerëzit e afërt

Pa dyshim që një nga emrat suprizë e listës të socialistëve për zgjedhjet e 11 Majit ishte pedagogia Iris...

Gjermani, arrihet marrëveshja historike për planin gjigant të shpenzimeve

Kancelari i ardhshëm konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz ka arritur një marrëveshje me të Gjelbrit për një plan masiv shpenzimesh për të çliruar qindra...

Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?

Arrestimi i aktivistit palestinez me statusin e banorit të hershëm në Shtetet e Bashkuara Mahmoud Khalil, i cili luajti një rol të spikatur në protestat...

Situatë emergjente në Firenze, kërkohet anuli e sfidën Fiorentina-Juventus

Dueli mes Fiorentinës dhe Juventusit, rrezikon të mos zhvillohet. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia.   Shirat e rrëmbyeshëm që po godasin...

Aksident në autostradën Thumanë- Laç, makina përplas këmbësorin, humb jetën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Thumanë-Laç. Një makinë tip Audi me drejtues F.T ka goditur për vdekje një këmbësorë i cili nuk...

Lajme të tjera

Web TV