Vodhën banesën e tre shtetaseve të huaja, arrestohen katër vëllezërit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër të rinj të moshës 18-vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur banesën e marrë më qira nga tre shtetase turke në kryeqytet.

tirane

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”.

Vodhën me dhunë një shumë parash dhe celularë, në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase të huaja, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.

Në pranga u vu dhe njëra nga shtetaset e huaja pasi posedonte një sasi lënde narkotike kanabis që u gjet në këtë banesë.

Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 3350 euro, lënda narkotike, një armë e ftohtë, automjeti i përdorur gjatë vjedhjes dhe 4 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një shume parash dhe 2 celularëve në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase turke, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Brothers”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vjedhjes.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit:

-S. Z., 20 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç (vëllezër);

Xh. S., 20 vjeç dhe S. S., 18 vjeç (vëllezër).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe 2 celularë, në banesën e marrë me qira nga 3 shtetaset turke.

Në vijim të veprimeve u bë dhe arrestimi i shtetases turke M. M., 24 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesën e marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetaset e tjera turke, për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./k.k

Të fundit

Moti i keq në Itali, rriten nivelet e lumenjve, mbyllen shkollat në Bolonja dhe Firence

Italia është përfshirë këtë të premte nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Alarmi i kuq është...

Berisha premton ta kthejë… Por TikTok nuk është mbyllur ende në Shqipëri

“Më datën 12 maj, Tik-Tokun do e kenë në telefonat e tyre” Me këtë premtim, Sali Berisha kërkon të mbledhë të shtunën në darkë të...

Nga Parisi kandidon për Partinë Demokratike në Tiranë

Ethem Aga   Falenderimi është pak, bashkë me çdo fjalë tjetër mirënjohjeje ndaj çdo anëtari të thjeshtë të Partisë Demokratike, deri tek drejtuesit e saj. Dëshira...

Mjeku i njohur kandidat për deputet të PS/ Vasil Llajo: Ja pse vendosa të garoj

Mjeku i njohur Vasil Llajo ka folur në lidhje me kandidimin e tij në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës...

Europa përgatitet për luftë? Prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani ka rekord porosish

Në një kohë shtimi të tensioneve në Europë, mes kërcënimeve të SHBA-së se mund ta tërheqë ombrellën e saj mbrojtëse gjigandi gjerman i prodhimit...

Lajme të tjera

Web TV