Zgjedhjet në Kosovë, nesër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i shpallë të shtunën e 15 marsit rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në fillim të muajit të kaluar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi, tha se komisioni pritet ta mbajë një mbledhje të shtunën, ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës, raporton Koha.

Zvarritja e shpalljes së rezultateve përfundimtare vjen si pasojë e telasheve me të cilat është përballur KQZ-ja gjatë numërimit të votave, si dhe për shkak të rinumërimit të dhjetëra kutive të votimit dhe ankesave.

Shpallja e rezultateve përfundimtare dhe certifikimi i tyre do t’i hapë rrugën formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese ta propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk arriti ta marrë shumicën e nevojshme prej 61 deputetëve për ta formuar e vetme qeverinë.

Ajo i siguroi 48 ulëse në Parlamentin me 120 sosh, dhe Kurti është zotuar se partia e tij do ta vazhdojë qeverisjen e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i fitoi 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 ulëse, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma 8 ulëse, ndërsa Lisa Serbe 9.

Kurti ka thënë se po pret certifikimin e rezultateve, para se anëtarët e partisë së tij të ulen dhe të shikojnë rrugën përpara.

Nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime tjera sa u përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër Qeverisë sonë dhe LVV-së, dhe kemi dalë fitimtarë, dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë Qeverinë e re”, tha Kurti për media ditë më parë.

Lexo edhe :  Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Tri partitë e mëdha opozitare kanë thënë se nuk do të bëjnë koalicion me LVV-në e Kurtit./k.k

Të fundit

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet me ndotje të rëndë nga...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

Lajme të tjera

Web TV