15 Mars 2011/ Nis Lufta Civile Siriane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trazirat në Siri, pjesë e valës së gjerë të protestave të Pranverës Arabe, u shkaktuan nga pakënaqësia me qeverinë e Bashar Al Asadit, dhe u përshkallëzuan në një konflikt të armatosur, pasi ato nisën të shtypen me dhunë. Më 15 mars 2011, protestuesit marshuan për herë të parë në kryeqytetin Damask , duke kërkuar reforma demokratike dhe lirimin e të burgosurve politikë. Forcat e sigurisë, hakmerren duke hapur zjarr mbi protestuesit dhe vrarë 6 prej tyre.

Protesta u shkaktua nga arrestimi i 13-vjeçarit Hamza Al-Khateb, që u torturua deri në vdekje për shkak se kishte guxuar të shkrunte në mur parrulla kundër qeverisë. Autoritetet i hodhën poshtë akuzat, duke akuzuar Katarin për nxitjen e protestave.

Protestat vazhduan çdo ditë, dhe më 20 mars, protestuesit dogjën selinë e Partisë Baath dhe  ndërtesa të tjera. Përleshjet që pasuan, shkaktuan vdekjen e 7 policëve dhe 15 protestuesve. Dhjetë ditë më vonë në një fjalim në televizion, presidenti Bashar Al-Asad fajësoi “komplotistët e huaj” për trazitat që po ndodhnin në vend.

Deri më 7 prill, protestuesit kryesisht kërkuan reforma demokratike, lirimin e të burgosurve politikë, rritje të lirive civile, heqjen e ligjit të emergjencës dhe fundin e praktikave korruptive. Pas asaj date, theksi u zhvendos ngadalë drejt thirrjes për të rrëzuar nga pushteti Asadin.

Protestat u përhapën më tej. Të premten e 8 prillit 2011, ato ndodhën njëkohësisht në 10 qytete. Deri të premten e 22 prillit, protesta u përhap në 20 qytete. Deri në fundin e majit 2011, 1.000 civilë , dhe 150 ushtarë dhe policë kishin gjetur vdekjen.

Nga fundi  i korrikut 2011, deri në prillin e 2012-ës, u ngritën në mbarë Sirinë milicitë e armatosura opozitare, duke nisur zytarisht rebelimit i armatosur kundër autoriteteve të Damaskut.

Në atë fazë të konfliktit, komuniteti ndërkombëtar ishte një mbështetës i hapur i kryengritësve. Në fillim të vitit 2012, Kofi Annan ndërmjetësoi arritjen e një armëpushimi në periudhën prill-maj 2012. Rifillimi i luftimeve pas masakrës së Hulas  më 25 maj ku gjetën vdekjen 108 rebelë, shënoi një fazë të re të konfliktit ku u përfshinë edhe shumë grupime dhe pale të tjera ndërluftuese, interesat e të cilave ishin të ndryshme.

Lexo edhe :  Përfaqësuesja e lartë e BE: Moska përgjegjëse e vetme për luftën në Ukrainë

Në fillim të vitit 2013 grupime ekstremiste si ISIS, Al-Nusra etj, nisën të pushtojnë dhe vënë nën kontroll pjesë të mëdha të Sirisë por edhe Irakut fqinj duke shpallur krijimin e Kalifatit të Shtetit Islamik. Në konflik u përfshinë edhe forcat iraniane, amerikane, ruse dhe në fund ato turke, secila për interesa të ndryshme gjeostrategjike.

Kur kanë kaluar shtatë vite, lufta civile siriane është ende larg fundit. Sigurisht ISIS-i është pothuajse mposhtur, por Asadi mbetet në pushtet falë ndihmës së rusëve, në veri ka një problem të madh me çështjen e kurdëve, ndërsa fuqitë e mëdha nuk ndajnë asnjë lloj konsensusi se si mund të arrihet një armëpushim, dhe t’i jepet fund një konflikti që ka marrë deri më tani jetën e gati 500 mijë njerëzve.

Kalendar

15 Mars 1493 – Kristofor Kolombi, kthehet në Spanjë pas udhëtimit të tij të parë në Amerikë.

15 Mars 1848 – Një revolucion shpërthen në Hungari. Habsburgët, monarkët sundimtarë detyrohen të përmbushin kërkesat e Partisë Reformatore.

15 Mars 1907 – Finlanda është vendi i parë europian që u jep grave të drejtën e votës.

15 Mars 1916 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Udrou Uilson dërgon 4.800 trupa amerikane në kufirin SHBA-Meksikë, për të ndjekur dhe vrarë revolucionarin meksikan Panço Vila.

15 Mars 1921 – Talaat Pasha, ish-veziri i Madh i Perandorisë Osmane dhe arkitekti kryesor i gjenocidit armen, vritet në një atentat në Berlin nga armeni 23 vjeçar, Soghomon Tehlirian.

15 Mars 1991 – Lufta e Ftohtë:Hyn në fuqi Marrëveshja për Zgjidhjen Përfundimtare të statusit të  Gjermanisë, duke i dhënë sovranitet të plotë Republikës Federale të Gjermanisë.

Të fundit

Protesta e paralajmëruar e PD/ Policia merr masa, ja segmentet me kufizim të lëvizjes

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e...

Probleme me zemrën, shtrohet në spital kryeministri i Kroacisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të premten në mbrëmje për shkak të një çrregullimi të herëpashershëm...

Djali i Trump trondit me deklaratën e tij gjatë takimit me Vuçiç

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Jr., ka bërë një deklaratë kontroverse lidhur me ngjarjet që çuan në bombardimet e NATO-s...

Bashkëbisedimi me Ramën, kandidati i ri i PS nuk i mban dot lotët teksa kujton të atin

Gjatë bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Sara Hoxha nuk e fsheh, zmadhon gjoksin pas ndarjes nga Ledri Vula

Një postim të disa ditëve më parë ku dukej si një ditë krejt e zakonshme, Sara Hoxha tërhoqi vëmendjen. Komentuesit vunë re se gjoksi...

Lajme të tjera

Web TV