Berisha: Objektiv madhor kemi ‘Made in Albania’, kjo arrihet me zona të lira industriale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar një program ambicioz për të transformuar Shqipërinë në një qendër prodhimi dhe eksporti të fuqishëm. Duke iu përgjigjur komentuesve, Berisha theksoi se objektivi kryesor i PD-së është të bëjë “Made in Albania” një markë të njohur dhe krenarie për shqiptarët.

Ai garantoi se, për të arritur këtë, do të krijohen zona të lira ekonomike dhe industriale, do të ofrohet kuadri fiskal më i favorshëm në Europë, dhe do të ulet çmimi i energjisë për bizneset deri në tre herë më ulët sesa është aktualisht. Këto masa do të bëjnë Shqipërinë një destinacion tërheqës për investimet në industri të lehta dhe të rënda.

Berisha gjithashtu shpjegoi se PD ka ndërmend të përpunojë më thellë prodhimet minerale shqiptare, duke i shndërruar ato në mallra përfundimtare për eksport, dhe do të tërheqë kompani të mëdha për të investuar në Shqipëri. Ai theksoi se përmes këtij procesi, “Made in Albania” do të bëhet një sinonim i krenarisë shqiptare.

Për të mbështetur këtë program, Berisha kujtoi arritjet e periudhës 2005-2013, kur eksportet u rritën me 320%, dhe investimet e huaja u rritën me 300-400%. Ai e vuri theksin se, përkundër kësaj, prodhimi është në rënie që nga 2020, me një rënie prej 32% të eksporteve nga viti 2023-2024.

 

 

Berisha përmbylli fjalën e tij me një moto të qartë: “Made in Albania” do të jetë vetëm prodhim./kb

 

 

Të fundit

Temperatura të pazakonta në Shqipëri, ja çfarë thonë meteorologët

Shqipëria po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të vitit, me termometrin që ka arritur nivele tipike...

Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje/ Të na nxjerrësh ligje të ëmbla!

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u përball mbrëmjen e sotme me një surprizë të bukur, në Iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i...

Dritat dhe Flakadanët “pushtojnë” Serbinë/ Mbi 100 mijë protestues në Beograd (Video)

Vijon protesta e studentëve në Beograd, ku më shumë se 100 mijë protestues janë mbledhur në qendër të qytetit. Në pamjet e meposhtme shihen qindra...

“Gjyshi do ta hapë TikTok më 12 maj”/Berisha harron ligjin, i premton të miturit tropojan

Pasi dështoi në protestën për mbylljen e TikTok, Sali Berisha live para kamerave i premtoi një fëmijë vetëm 7-8 vjeç se më 12 maj “gjyshi do...

Mbyllja e Zërit të Amerikës, Berisha: Akt anti censure! Është çështje gjeopolitike

Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mbylljen e Zërit të Amerikës, duke theksuar se gjatë mandatit të parë të presidentit Donald...

Lajme të tjera

Web TV