“Do bëhesha violiniste”, Romina Kuko rrëfen historinë e saj në podcastin e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja e listës së mbyllur së Partisë Socialiste për Korçën, njëkohësisht zv.ministrja e Brendshme dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko ka folur për rrugëtimin e saj deri në politikë. Kuko ka thënë se është rritur në Korçë, edhe sipas saj nuk ka kujtime të mira nga ajo kohë dhe kujton vështirësitë e kushteve të shkollave.

Nga ana tjetër Kuko flet dhe për një ‘padrejtësi’ në raport me konkurrencën kur punonte në zyrat e NATO-s.

“E kam nisur duke asipruar për t’u bërë violiniste dhe kam kujtim të hidhur nga Korça, sidomos kur shkoja në shkollat pa kushte me një mot prej -20 gradë. Shkova në Shefild për një specializim në psikologji. Unë isha një nënë e re dhe mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-së, ku kisha 4 vite që punoja. Aty mu bë një padrejtësi në raport me konkurrencën. Shkova më pas në zyrat e OSBE-së dhe u mora me reformën në aspektin e sigurisë. Besoj se aty e kam pasur momentin, ku kam rënë në sy në qeveri. Por nga ana tjetër ka qenë dhe një zbor i brendshëm për të forcuar veten dhe se kë duhet të ndihmosh dhe kë nuk duhet të ndihmosh”, tha Kuko.

“Si je me dialektin?”, – pyet Rama.

“E kam akoma, jo si im bir që shkon në Korçë dhe kthehet nga Korça me theks tjetër”, përfundoi Kuko./kb

Të fundit

Mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve për qytetarët shqiptarë, dy ditë para zgjedhjeve

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar...

Policia merr ne ruajtje objektet zgjedhore, mbi 5000 efektivë dhe automjete të angazhuar!

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 11 maj. Në total do të angazhohen 5316 punonjës policie...

‘Djathtas për Zhvillim’ mbylli fushatën, Dash Shehi: Votoni ndryshe!

Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' mbrëmjen e djeshme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i koalicionit,...

Itali/ Sherri mes shqiptarëve përfundon në vrasje, viktima nuk kishte dokumente…

Një konflikt mes dy shqiptarëve në Itali ka përfunduar tragjikisht, me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Sipas autoriteteve italiane, gjatë sherrit,...

Tiranë/Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, 2 të arrestuar, nën hetim shoku i tyre

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent'. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV