Kandidoi babanë në listë të sigurt në Berat, Lapaj: Jemi në këtë garë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish ndaj kritikave për përfshirjen e kandidatë fiktivë në pjesën e mbyllur të listave të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një videoje në rrjetet sociale, Lapaj shpjegoi se kjo metodë ka si qëllim të testojë kandidatë të vërtetë të koalicionit direkt me elektoratin, duke thënë se trajtimi i kësaj praktike si gabim është një tentativë për të manipuluar opinionin publik.

Ai theksoi se koalicioni është angazhuar për të hyrë në garë me lista të hapura, një arritje që kanë luftuar për dy vite, duke mbledhur firma dhe duke shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese për të ndryshuar ligjin për listat. Lapaj u shpreh se këto lista të hapura janë një mundësi për të pasur një konkurrencë të drejtë, duke i ftuar qytetarët të mos manipulohet nga kritikët.

Një tjetër element kritik ka qenë renditja e babait të Adriatik Lapajt, në vendin e parë të listës së mbyllur për Qarkun Berat, që ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik. Lapaj nuk ka ngurruar të mbrojë vendimin e koalicionit, duke theksuar se kjo është pjesë e angazhimit për ndryshim dhe hapjen e mundësive për përfaqësues të rinj në politikën shqiptare./kb

Të fundit

Nis protesta masive në Beograd (FOTO/VIDEO)

Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur. Protesta mbahet me kërkesë të studentëve, të...

‘Zhgënjim total!’/ Një tjetër aleat drejt ikjes nga Berisha

Kryetari i Partisë Ora e Shqipërisë, ish-deputeti Zef Shtjefni, ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, pas publikimit të listës së hapur të koalicionit me 25...

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të 9 shkurtit. Bazuar në rezultatet e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 396 mijë e...

Protesta e opozitës, policia “blindon” Tiranën, 800 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 19:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 800...

Serbia flet për skenare dhune, protestuesit: Jemi shumica më e denjë e njerëzve

Serbia është paralizuar nga protesta masive e studentëve. Protestuesit kanë filluar të mblidhen para institucioneve qëndrore të Beogradit. Studentët kanë bërë të ditur se në...

Lajme të tjera

Web TV