Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bora Muzhaqi, kandidate për deputete në listën e mbyllur të Partisë Socialiste, ka ndarë eksperiencën e saj për nisjen e karrierës politike në Shqipëri gjatë një interviste në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Ajo ka përshkruar me entuziazëm momentin kur u kontaktua nga PS, duke theksuar se në fillim nuk e besonte që do të kishte mundësi për të ndërtuar një karrierë politike në Shqipëri.

Muzhaqi, e cila ka një formim të gjerë akademik, duke përfshirë studimet në Angli, tha se ka qenë një studente ekselente dhe pas përfundimit të gjimnazit, vendosi të ndiqte studimet jashtë shtetit. Ajo u pranua në katër universitete të njohura dhe përfundoi masterin në Ekonomi. Pas përfundimit të studimeve, ajo mori pjesë në thirrjen e kryeministrit Rama për studentët që jetonin jashtë dhe, si rezultat, mori një intervistë për një pozicion te Ministria e Financave.

Në intervistën e saj, Muzhaqi tha se përfshirja e saj në programin “Deputeti që duam” ishte një hap i madh për të, duke theksuar se kur mori telefonatën nga PS, ajo ishte e impresionuar dhe e ndjeu se Shqipëria po kalonte një fazë ndryshimi. Ajo gjithashtu e pranoi se shpesh politikën e ka shoqëruar balta, por theksoi se ajo ka dhënë shumë kontribut për zhvillimin e Shqipërisë dhe është e angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive.

Bora Muzhaqi: Unë kam qenë studente ekselente në gjimnaz. Pastaj vendosa pas gjimnazit të iki jashtë. Shkova në Angli dhe aplikova në universitete atje, u pranova në katër universitete dhe nisa studimet për Ekonomi. Pasi përfundova masterin në Angli, dëgjova thirrjen tuaj për studentët që jetojnë jashtë. Më morën dhe më intervistuan për një pozicion te Ministria e Financave. Jam audituese ligjore në Shqipëri dhe në Angli. Pashë “Deputeti që duam” dhe mora pjesë. Në fillim nuk e besoja që portali do ishte i hapur. Kur mora telefonatën nga PS, u impresionova dhe thashë që Shqipëria po ndryshon. Tek pjesa e baltës, keni të drejtë, baltosemi shpesh. Unë kam shumë vite që jap kontribut në Shqipëri./kb

Të fundit

Plagosi bashkëshorten dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar (FOTO)

Ditën e djeshme, Prishtina u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në “Rrugën B”, ku dizajneri i...

Zgjedhjet parlamentare/ Edhe gratë e burgosura të Pojskës do të votojnë

Edhe gartë e burgosura në burgun e Pojskës, do të kenë të drejtë vote. Në zgjedhjet elektorale të 11 majit, në qarkun e Korçës...

Në udhëtimin e tij jashtë Vatikanit, Papa Leon XIV viziton varrin e Papa Françeskut

Papa Leon XIV, në fronin e Shën Pjetrit, realizoi sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Romës. Udhëtimi përfshiu një ndalesë simbolike në...

Ish-ministri socialist bën thirrje publikisht/ Votoni Jorida Tabakun!

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publikisht thirrje që në 11 Maj të mbështeten me votë dy deputetë aktualë dhe njëherësh kandidatë në 11...

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre, përfshihen delegacione nga Asambleja Parlamentare...

Lajme të tjera

Web TV