Nis ëndrra drejt Botërorit, lista e Sylvinhos plot risi dhe befasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri Silvinjo ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës. Sylvinho vjen me dy risi, mesfushorë Etnik Brruti nga Malisheva e Kosovës dhe Juljan Shehu që luan në Poloni me Lodz. Edhe pse ne dyshim për shkak dëmtimesh, në listën e Kombëtares janë futur edhe Armando Broja dhe Ardian Ismajli. Mungon Elseid Hysaj, i cili është dëmtuar me Lazion.

Këto janë dy ndeshjet e para të kualifikuesve të Botërorit 2026, për herë të pare me 48 kombëtare pjesëmarrëse.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 mars. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në “Wembley” më 21 mars, në orën 20:45.

Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45. Biletat për këtë takim janë ende në shitje dhe të gjithë tifozët mund t’i blejnë në ebileta.al./kb

Të fundit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura...

Pse u thirr Edi Rama në ‘folenë’ e ‘ish-armiqve’ të tij brenda CDU-së gjermane? (FOTO)

Nga Ylli Pata Kryeministri Edi Rama ka postuar sot, dy statuse në faqen e tij në Facebook, nga pjesëmarrja e tij në një eveniment politik shumë të rëndësishëm...

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Pirateria e librave është kthyer në një fenomen shqetësues për botuesit shqiptarë, të cilët kanë ngritur alarmin për këtë problem që tashmë nuk është...

Meta i pandehur nga SPAK/ Avokati: Duhet të merrnin dhe Shkëlzenin…

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në një studio televizive komentoi vendimin e SPAK për të marrë të pandehur Ilir Metën, duke theksuar se janë...

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

Autostradat kryesore në Shqipëri do të monitorohen me kamera inteligjente, por me implementimin e sistemeve do të nisë edhe gjobitja e drejtuesve të automjeteve...

Lajme të tjera

Web TV