Serbia flet për skenare dhune, protestuesit: Jemi shumica më e denjë e njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia është paralizuar nga protesta masive e studentëve. Protestuesit kanë filluar të mblidhen para institucioneve qëndrore të Beogradit.

Studentët kanë bërë të ditur se në orën 16:00 do të ketë dy tubime, para Kuvendit të Serbisë, por edhe te Slavija, ku do të ketë skenë, kor dhe folës.

Me parrulla “Studentët që duan të mësojnë” kanë qëndruar në parkun e Pionerit para Kuvendit të Serbisë, të rrethuar me traktorë dhe dyshohet se mund të ndodhin incidente të reja. Gazetarët e Danas raportojnë se në qendër janë vendosur pjesëtarë të Xhandarmërisë. Protestuesit i mohojnë këto pretendime.

“Regjimi dhe media pro regjimit janë ato që flasin më së shumti për tension, presidenti i shtetit që ngre me ngulm tension, kërcënon me dhunë, ndërsa nga ana tjetër keni njerëzit normalë, njerëzit dhe kryesisht studentët që kërkojnë me këmbëngulje demonstrata paqësore, protesta paqësore dhe mendoj se pa tensione dhe probleme nuk do të provokojnë regjimin”, tha Bojan Popoviç, protestues.

Ndërkohë, Partia Liri dhe Drejtësi njoftoi në rrjetin social ‘X’ se një incident ka ndodhur në Zharkovë, ku një veturë ka goditur turmën duke lënduar disa persona. Të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës, dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.

“Dhuna nuk vjen nga ana jonë, dhuna vjen nga kjo qeveri që na shtyp e shkatërron gjithë këto vite që kur kanë ardhur në pushtet, ne jemi ana e qytetarëve që heshtin dhe vuajtën prej vitesh dhe tani është koha të tregojmë se në fakt jemi shumica e njerëzve të denjë”, tha Ljubisa, protestuese.

Lexo edhe :  I shtruar në Spitalin Ushtarak, si është gjendja e Vuçiç?

Raportohet se linjat private të transportit nuk janë duke operuar prej pasdites të së premtes. Autoritetet presin që diku midis 60,000 dhe 80,000 protestues të mbërrijnë në kryeqytet, ka bërë të ditur presidenti Aleksandar Vuçiç. Organizatorët thonë se presin shumë më tepër, në mitingjet që pritet të jenë më të mëdhatë që ka parë Serbia në dekada./e.t

Të fundit

Policia merr ne ruajtje objektet zgjedhore, mbi 5000 efektivë dhe automjete të angazhuar!

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 11 maj. Në total do...

‘Djathtas për Zhvillim’ mbylli fushatën, Dash Shehi: Votoni ndryshe!

Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' mbrëmjen e djeshme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i koalicionit,...

Itali/ Sherri mes shqiptarëve përfundon në vrasje, viktima nuk kishte dokumente…

Një konflikt mes dy shqiptarëve në Itali ka përfunduar tragjikisht, me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Sipas autoriteteve italiane, gjatë sherrit,...

Tiranë/Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, 2 të arrestuar, nën hetim shoku i tyre

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent'. Në kuadër të...

Papa Leo XIV kthehet në pallatin ku jetonte, përshëndet njerëzit dhe bën fotografi me ta

Papa Prevost ka bërë daljen e tij të parë surprizë: ai u kthye për të përshëndetur njerëzit në Palazzo del Sant'Uffizio ku jetonte. Papa...

Lajme të tjera

Web TV