Bolonja i jep “shuplakë” Lazios dhe merr përkohësisht vendin e Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pretendimet e Lazios për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm kanë marrë një goditje të rëndë sot pasi skuadra kryeqytetase ka pësuar një humbje shumë të thellë ndaj një rivali direkt, Bolonjës.

Kjo e fundit, nën drejtimin e trajnerit Vinceno Italiano, po bën edhe më mirë se skuadra e vitit të kaluar që drejtohej nga Thiago Motta dhe sot ka dhënë një provë të mirëfilltë force përballë Lazios.

Odgaard i dha avantazhin Bolonjës në pjesën e parë, ndërsa në të dytën sulmi i vendasve ishte i furishëm duke gjetur rrjetën me Orsolinin, Ndoye, Castro dhe Fabbian, për të siguruar një fitore të thellë 5-0 që i ngjit në vendin e katërt në renditje./ D.C

Të fundit

Kontrollet e SPAK në Shkodër, PSD reagon: Nuk kanë qenë në zyrat tona!

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kontrolleve të Prokurorisë së Posaçme ditën e djeshme, 8 Maj, në qytetin e Shkodrës...

3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht

Edhe kur gjithçka duket se po shkon keq, ndonjëherë mund të ndjesh sikur diçka më e madhe po të ruan. Sipas këshilltarëve shpirtërorë, ka...

Foto-Video Ekskluzive/ Me Vuçiç Serbia nuk hyn në BE

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Nga Monada Mehmetaj Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e...

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të bombulës së gazit në banesën...

U zu nga masivi i dheut / Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë...

Lajme të tjera

Web TV