Depresioni kalon nga stomaku/ Studiuesit: Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashuria kalon nga stomaku thuhet shpesh, por sipas studimeve të fundit edhe depresioni kalon përmes tij.

Studiuesit gjerman kanë vërtetuar se çrregullimet e shëndetit mendor ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit.

“Kequshqyerje do të ndikonte në fiziologjinë e përgjithshme të organizmit, në kequshqyerjen dhe të trurit dhe të gjithë organeve jetësore të cilat mund të bëhen shkak për fillimin e një sëmundje që mund të jetë ankthi apo dhe depresioni”, shprehet psikiatrja Valentina Asabella.

 

“Në zorrë përmes florës tonë bakteriale arrin që të prodhohen në varësi të mënyrës tonë të të ushqyerit produkte të mira metabolike apo produkte të dëmshme. Një nga produktet më të dëmshme që mund të prodhohen janë proteinat beta të cilat arrijnë të shkojnë drejtpërdrejt në tru duke ndërlidhur neuronet me njëri- tjetrin duke bërë që ato të vdesin.  Sot mendohet se alzhajmer, demenca, plakja e trurit vjen drejtpërdrejt nga mënyra jonë e të ushqyerit dhe sidomos nga grumbullimi i këtyre proteinave anormale në lobe të ndryshme të trurit. edhe depresioni si një nga format e mos-oksigjenimit të trurit, ndryshimit të  neuroreceptorëve që ndodhin, të ketë bazën nga  ushqyerja”, thotë nutricioniste Matina Çobo.

Depresionin nuk është i njëjtë për të gjithë, por të gjithë të prekurit prej tij kanë një gjë të përbashkët, urinë për karbohidrate e cila lidhet me ashpërsinë e çrregullimit të shëndetit mendor.

Në raport me njerëzit e shëndetshëm ata që vuajnë nga depresioni sipas studimit shfaqin një dëshirë me të ulët  për ushqime të pasura me yndyrë dhe proteina.

Shkak sipas studimit mund të jenë ndryshimet që kanë ndodhur në sistemin e tretjes.

“Sheqeri ka dalë së është armiku kryesor i shëndetit, është proinflamator, ushqen bakteret e këqija të zorrës dhe duke i ushqyer ne arrijmë ti japim përparësi inflamacionit dhe një kaskade të gjerë sëmundjesh”, shprehet Çobo.

Lexo edhe :  Aeroportet më të ngarkuara në botë, do befasoheni me numrin 1 të listës!

“Depresioni ka kritere tipike, kohët e fundit kam vënë re se është shtuar pas sëmundjeve kronike, pas virozave që kanë kaluar në dimër  kanë shfaqur çrregullime të ankthit, por edhe  çrregullime depresive”, thotë psikiatrja Asabella.

Por a është mënyra e të ushqyerit në afatgjatë ajo ndikon në shëndetin mendor  apo është shëndeti mendor që  përkeqëson  mënyrën e të ushqyerit?

“Hormone që aktivizohen më në afatgjatë vazhdimisht gjatë ditës kur ne hamë shëndetshëm ndodhin vetëm nëse kemi një dietë të balancuar me antioksidentë, proteina cilësore me karbohidrate komplekse gjithmonë duke ushqyer sa më shumë të jetë e mundur florën bakteriale që të jetë në kushtet e  një bashkëjetese apo dominimi  të baktereve të mira kundrejt atyre të këqija. Në momentin kur bakteret e këqija dominojnë dhe krijohet ajo që quhet disbioza kemi një kaskadë inflamatore në trup, inflamacioni mund të nisë në zorrë, por arrië të shkojë dhe deri në tru sepse shumica e produkteve arrijnë të depërtojnë dhe barrierën  gjak tru”, shprehet më tej nutricionistrja Çobo.

Rezultatet e studimit ngrenë pyetje të mëtejshme për hulumtime dhe trajtime të ardhshme. Studiuesit  thonë se  kombinimi i terapisë me një dietë  shoqëruese  mund të  sjelle përmirësim të ndjeshëm tek personat me çrregullime të shëndetit mendor./k.k

Të fundit

Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 qendra votimi do jenë hapur deri në orën 19:00

Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre...

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është bërë në kushte...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç”...

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët

Ardit Rada Këtë të diel, shqiptarët do të votojnë për një parlament të ri. Në këtë garë merr pjesë edhe një figurë e errët e...

Lajme të tjera

Web TV