Gazetarë investigative apo zëdhënës të padeklaruar institucionesh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpetim Luku

“Sipas burimeve të mia…”, “nga burimet e mia…”.
Këto janë disa shprehje të përdorura tashmë rëndom nëpër emisione televizive, kryesisht nga gazetarë të kronikës, por që prezantohen me një titull më të avancuar, me një titull më joshës e më intrigues, si gazetarë investigativë. Manifestojnë një besim të madh, kanë vetë kënaqësinë dhe vetësigurinë se i’a kanë arritur qëllimit që të perceptohen nga publiku sikurse dëshirojnë ata. Por në të vërtetë, nga mënyra si sillen, nga mënyra si performojnë e si analizojnë përçojnë dyshime shumë të mëdha për profesionalizmin e tyre. Sepse nëse do arsyetojmë nga këndvështrimi profesional dhe etik, gazetarët që marrin dhe transmetojnë informacion ekskluzivisht nga burime të institucioneve të drejtësisë, si SPAK apo policia, pa verifikuar ose analizuar më tej të dhënat, mund të vlerësohen si më shumë korrierë lajmesh sesa gazetarë investigativë.
Këta gazetarë që veprojnë thjesht si transmetues të të dhënave nga institucionet, ndihmojnë në krijimin e një narrative që favorizon vetëm njërën palë. Të asaj narrative që duan të përhapin institucionet që i përdorin ata si zëdhënës të padeklaruar të tyre.
Gazetaria e mirë kërkon hulumtim të pavarur, kërkon krahasim burimesh dhe analizë për të kuptuar kontekstin e plotë. Nëse informacionet selektive përdoren për të goditur individë ose grupe të caktuara, gazetari mund të bëhet pa dashje dhe me dashje pjesë e një loje politike apo institucionale. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur dhe po ndodh me një pjesë të madhe të gazetarëve të kronikës apo me persona, të cilët ftohen për analiza ngjarjesh nëpër televizione me cilësinë e ekspertit. Kohët e fundit vihet re një dukuri pozitive në disa media vizive. Ftohen për diskutime e debate disa avokatë të njohur, të cilët e bëjnë më profesional diskutimin duke evidentuar diferencë të dukshme me mënyrën e të menduarit e të analizuarit në krahasim me gazetarë të ndryshëm Pra me ata gazetarë që e nisin diskutimin me “sipas burimeve të mia…”
Gazetarët është e nevojshme të arrijnë të mbajnë një qasje të balancuar, duke marrë informacione nga burime të ndryshme dhe duke analizuar ato në mënyrë kritike. Vetëm kështu ata mund të jenë ndihmës për informimin e publikut pa rënë në rolin e thjeshtë të zëdhënësve./     S,M

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV