“Më vjen me qajt…”/Rama shpërndan komentet e qytetarëve pas hapjes së tunelit të Murrizit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e Dibrës pritën dy ditë më parë me këngë dhe valle hapja e tunelit të Murrizit.

Lumturisë së hapjes së këtij tuneli nuk i shpëtoi as kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook tha se më në fund “u çlirua nga një makth”.

Edhe këtë të diel ai ka shpërndarë pamje nga momenti i hapjes së turnlit dhe komentet e qytetarëve.

“Dhe me zërin e qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Ndërkohë qytetarët shprehen se me hapjen plotësisht të Rrugës së Arbrit është plotësuar një ëndërr shekullore.

“Sot u plotësua ëndrra shekullore e dibranëve”.

“Jemi shumë të kënaqur”.

“Kënaqësi që u hap, shyqyr që ia arritëm kësaj dite”.

“Jemi shumë të lumtur, çdo gjë është super, kryevepër”.

“Nuk ndihmon vetëm Dibrën e Klosin, por tërë Shqipërinë. Unë jam nga Tepelena iki për në Dibër të Madhe kështu që na ndihmon të tërë. Faleminderit”!

“Nuk e di më vjen me qajt çfarë kanë bërë. Bënim 3 orë e gjysmë rrugë dilnim Rrëshen, Burrel, Klos. Tani gjysmë ore. Tre orë shpëtuam. Po dibranët? Kanë shkurtuar 4 orë dibranët e ti themi faleminderit Belindës e Edi Ramës 100 herë”.

“I kemi vënë emrin Rruga e Arbrit sepse është rruga për të gjithë shqiptarët, është rruga që lidh Tiranën me Dibrën. Është rruga që lidh Maqedoninë me Shqipërinë, është rruga që lidh shqiptarët me komunitetet tjera në Ballkan”.

Hapja e Tunelit të Murrizit shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit mes Tiranës dhe Dibrës.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Në tunel është bërë një dopio-izolim për siguri, ka ndriçim, sinjalistikën e duhur si dhe 11 nyje lidhëse me tunelin e emergjencës./    S,M

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV