Tragjedia në Koçan, 20 pacientë do të transportohen në Shqipëri, Turqi dhe Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka folur mbi gjendjen aktuale shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan.

Ai tha se për rreth 20 pacient do të ketë nevojë të transportohen jashtë vendit.

Taravari tha se do të dërgohen në Shqipëri, Serbi, Bullgari dhe Turqi.

Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 59 persona kurse janë lënduar qindra persona të cilët janë vendosur nëpër spitalet e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski para pak çastesh deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155.

Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic.

“Deri në ora 11:30, sipas informacioneve të cilat i kemi, kanë ndërruar jetë 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit, 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas informacioneve që i mora rreth orës 12 është 155 persona, të njëjtit janë në shumë spitale në vend”, tha Toshkovski.

Sipas Ministrit për punë të Brendshme në Maqedoni, Pançe Toshkovski është lëshuar vendim për ndalim për katër persona të dyshuar.

Sipas Ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari ka qindra të lënduar, prej të cilëve ka edhe në gjendje kritike. “Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. 18 janë në gjendje kritike.

Kryeprokurori Ljupço Kocevski tha se janë duke u lëshuar urdhra për mbledhje të materialeve që do të ndihmojnë hetimin. Në ekipin hetues sipas tij janë angazhuar pesë prokurorë. “Mund t’u garantoj se Prokuroria do të bëjë hetim të shpejtë, do të angazhojmë ekspertë nga të gjitha fushat, që të shohim edhe shkaqet edhe përgjegjësinë”, tha mes tjerash Kocevski.

Lexo edhe :  E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me thikë gruan dhe më pas hidhet nga ballkoni

Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova është deklaruar për media pas tragjedisë së ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në diskotekën e Koçanit.

“Rreth 70 pacientë janë sjellë menjëherë në spital, ndërsa në mesin e tyre ka pasur dhe të tillë që veçse më kishin ndërruar jetë. Ne si spital, si ekipe mjekësore jemi mobilizuar që të gjithë për të ju dalë në ndihmë dhe kemi kryer mjekimin e nevojshëm, ndaj nga 20 pacientë sa aktualisht i kemi këtu, janë në gjendje më stabile, teksa rastet më të rënda janë nisur për në Shkup dhe Shtip”, tha drejtoresha Serafimova.

Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.

Informacionet e para janë se vendi ku është organizuar festa fatale për të rinjtë nuk ka pasur kushte sigurie dhe nuk ka qenë adekuate për pranimin e aq numrit të madh të njerëzve, saqë thuhet se ka pasur, nga 1500-1700 persona.

Sipas gjetjeve fillestare, zjarri u shkaktua nga xixëllonja/spërkatës të përdorura për efekte vizuale skenike, të cilat ndezën pjesën e çatisë prej materiali të ndezshëm” trarë druri”.

Marija Taseva, një 20 vjeçare prezente në diskotekë kë thënë se: “Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva./   S,M

Të fundit

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Historia- Libri për fundjavën: “Historia e botës në 63 diktatorë”

Një libër që është një udhëtim në historinë e pushtetit absolut, për të eksploruar diktaturat, tiranitë dhe regjimet, duke zbuluar mekanizmat e nënshtrimit. Në filmin Diktatori...

Lajme të tjera

Web TV