Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, prokurori zbulon shkaqet e zjarrit në klubin e natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Sipas informacioneve të para të prokurorisë, shkak për zjarrin që u shkaktua në disko klubin në Koçani, janë fishekzjarrët. Kjo u bë e ditur nga prokurori publik i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Koçevski, pas hetimeve paraprake të bëra në këtë klub. Koçevski nuk dha më tepër detaje lidhur me këtë rast, me arsyetimin se, në vendngjarje ende po vazhdon hetimi

“Shkaqet tek tani do të përcaktohen, tani për tani vetëm mund të themi se po ndërmerren veprime në bazë të shkaqeve të zjarrit. Informacionet e para janë ato, por për momentin nuk mund të themi asgjë duke pasur parasysh se po kryhen hetime në vendngjarje”, tha Ljubço Kocevski.

Mediat vendase raportojnë se prokurori tha se po punohet në drejtim të ngritjes së urdhrave të të ndalimit për personat e mundshëm përgjegjës për shkaktimin e zjarrit. Prokurori Kocevski ka shtuar se brenda pak orësh do të dihen personat që ndaj të cilëve do të ketë urdhëresë për sigurimin e tyre.

“Për momentin ende po lëshohen urdhëresa si në aspektin e ndërmarrjes së ekspertizave ashtu edhe në ndërmarrjen e veprimeve dhe grumbullimin e dëshmive. Për momentin nuk mund t’ju themi asgjë sepse kjo është pjesë e prokurorëve publik. Prokuroria për momentin nuk ka informacione të tilla se sa persona kanë qenë, sa ka qenë kapaciteti etj. Sapo të përfundojë hetimi dhe të jepen urdhrat e nevojshëm, do të dëshmojnë personat që mund të jenë të akuzuarit potencial etj”, shtoi Ljubço Kocevski./   S,M

Të fundit

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër...

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri...

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi të mërkurën se kishte shkarkuar...

Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: “Nëse futesh në Ukrainë…”

Donald Trump kërcënoi drejtpërdrejt Vladimir Putin se Amerika do të bombardonte rëndë Rusinë. Kështu rezulton në një audio të publikuar ekskluzivisht nga CNN, të...

Nga pensionet, te bujqësia dhe ushtria, si shpërndahet buxheti për 2026-2028

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet...

Lajme të tjera

Web TV