Analiza: Sa i mundshëm është një armëpushim në Ukrainë, roli i palëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uashington dhe Kyjivi kërkojnë armëpushim në luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës, por Moska vendos kushte. Çfarë interesash ndjekin Ukraina, SHBA, BE dhe Rusia?

Që nga takimi mes përfaqësuesve të SHBA dhe Ukrainës në qytetin saudit, Xhida ka shpresa për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë. Një vështrim mbi interest e palëve kryesore.

Rusia
Presidenti rus, Vladimir Putin e lidh miratimin për armëpushimin me disa kushte. „Ne jemi dakord me propozimin të për ndalimin e veprimeve luftarake”, tha Putin dhe falënderoi presidentin Trump për iniciativën. “Por ne jemi të mendimit, që ky ndalim duhet të jetë I tillë, që të çojë në një paqe afatgjatë dhe të mënjanojë shkaqet e konfliktit”, tha Putin në një konferencë për mediat të enjten (12.03.) të pritur me shumë interes.

Këshilltari i Putinit, Juri Ushakov kishte deklaruar më parë, se propozimi për armëpushim është “i nxituar”. Çdo rregullore për paqen duhet të marrë në konsideratë “interesat legjitime të Rusisë” dhe nuk duhet të shërbejë si “pauzë frymëmarrjeje për Ukrainën”.

 

 

Sipas ekspertëve, Moska dëshiron të zmbprapsë NATO-n nga Europa lindore dhe ndikimin e saj në Ukrainë. “Nuk besoj, se është realiste që Rusia të bjerë dakord me çfarëdolloj marrëveshjeje në të cilën Ukraina mbetet sovrane dhe e pavarur”, shprehet eksperti për Rusinë në Fondacionin Shkenca dhe Politika SËP në Neë York Times. Ai iu referua kërkesave të vazhdueshme të Rusisë për zgjedhje të reja në Ukrainë.

Në këtë strategji futen edhe kushtet që Moska vendos për rastin eventual të bisedimeve të paqes. Këtu bën pjesë që Kremlini disa herë ka theksuar, se nuk e pranon stacionimin e trupave të huaja për sigurimin e paqes në Ukrainë. Edhe një anëtarësim i Ukrainës në NATO nuk është i pranueshëm.

Po ashtu nuk ka gjasa për kthimin e territoreve të aneksuara ukrainase. Përkundrazi. Putin i ofroi Trumpit në fund të shkurtit një marrëveshje më vete për eksplorimin e lëndëve të para në zonat e pushtuara. Rusia është e gatshme “të bashkëpunojë me partnerë të huaj, përfshirë edhe amerikanët në rajonet e reja”, tha Putin në një intervistë televizive.

Moska ka interes të madh për heqjen e sanksioneve të perëndimit që u vendosën me fillimin e luftës në Ukrainë. Bumi ekonomik i nxitur nga ekonomia e luftës po shuhet, vendi kërcënohet nga recesioni dhe inflacioni.

SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump do të pozicionohet si një ndërmjetëses i paqes. Premtimin zgjedhor për t’i dhënë fund luftës Brenda 24 orësh ai nuk e mbajti sot, por ai ia ka dalë të rrisë presionin ndaj Kyjivit dhe Moskës.

Lexo edhe :  Burri që ka jetuar për 100 ditë me një zemër artificiale prej TITANI...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi në Charlevoix kandaeze, në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s se do të ishte “perfekte”, nëse nga takimi del mesazhi “se SHBA kanë bërë diçka të mirë për botën.”

Paqja do t’i mundësonte Trumpit të reduktonte ndihmat ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Kjo përshtatet edhe me planet e tij të ulë angazhimin amerikan në NATO dhe të detyrojë vendet europiane të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

SHBA ka interes të ketë qasje në lëndët e para. Ukraina zotëron si lëndë të pata fosile si gazi edhe minerale të rralla. Për momentin marrëveshja e planifikuar mes Ukrainës dhe SHBA pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë ka dështuar. Ndërkohë presidenti Zelenski është i gatshëm ta nënshkruajë atë. Ekspertët janë kritikë, se Trump ndodhet nën presion që të përmbushë premtimin për paqen dhe mund t’i bëjë lëshime të mëdha Putinit.

Bashkimi Europian

Lufta e Ukrainës dhe frika nga zgjerimi i konfliktit e kanë çuar në një ndërrim mentaliteti në BE dhe në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Vende që prej dekadash ishin vende neutrale, si Finlanda dhe Suedia tani janë anëtare të NATO-s. Shumica e vendeve anëtare të BE i janë bashkangjitur sanksioneve kundër Rusisë. „Ne duhet ta sjllim Ukrainën në pozicionin më të fprtë të mundshëm. Sanksionet janë një mjet presioni”, deklaroi e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas.

Brukseli kërkon të dobësojë ndikimin rus në Europë dhe i ofron Ukrainës perspektivën e anëtarësimit në BE. Nga viti 2022 Ukraina është vend kandidat i BE.

Tek vendet që simpatizojnë ose bashkëpunojnë me Rusinë është ndër të tjera edhe kandidatja tjetër e BE, Serbia, si edhe vendet anëtare, Hungaria, Sllovakia

Ukraina

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski është gati të bëjë lëshime pas presionit masiv nga SHBA. Deri më tani pozicioni zyrtar i Kijyvit ishte “nuk flasim me Putinin”, dhe se “do të rimarrim të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë dhe Ukrainën lindore”.

Ndërkohë Kijyvi e vlerëson si sukses, që pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë u rivendosën sërish ndihmat amerikane dhe u mundësua shkëmbimi i informacioneve mes shërbimeve të inteligjencës. Në një marrëveshje të mundshme ekziston sërish edhe perspektiva për garanci të mundshme sigurie nga SHBA.

Megjithëse një armëpushim me siguri nuk do të përmbajë rikthimin e territoreve të pushtuara, Ukraina shpreson në plan afatgjatë në kthimin e këtyre territoreve. Në të njëjtën kohë Kijyvi shpreson tek vazhdimi i mbështetjes ndërkombëtare për të forcuar pozicionin e tij dhe të sigurojë që të mbetet presioni ndaj Rusisë./DW

Të fundit

“Jam i gëzuar sot se fola me Lulin”, Rama ironizon nga Lushnja: Nuk shtyhet fushata pa të

Rama: Pronat të shkojnë tek i zoti që i kanë marrë katunarë e pseudo qytetarë jepja atyre që i...

Edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës!

Nga Ben Andoni Pse e tremb UÇK-ja e Hagës, PD-në e Tiranës?! Është më shumë një pyetje retorike për një përgjigje që dihet mirë. Nëse...

GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelajn, i...

“PD, parti pa dinjitet”/ Çupi: Pse Dashnor Sula u la jashtë listës së sigurtë

Analisti Frrok Çupi tha se Partia Demokratike nuk ka parime dhe nuk qëndron e lidhur me interesin e qytetarëve shqiptarë. Ai komentoi reagimin e deputetit demokrat...

Uniforma e re e Kombëtares gati për ndeshjen me Anglinë

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa ka siguruar pamjet nga stampimi i uniformave të reja të Kombëtares. Ato do të vishen për herë të parë...

Lajme të tjera

Web TV