Doli jashtë lokalit por u kthye të shpëtonte të tjerët, si vdiq këngëtari në Maqedoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke marrë jetën e të paktën 59 personave. Ngjarja, e cila ka tronditur opinionin publik, ndodhi gjatë një koncerti ku ndodheshin rreth 500 persona.

Mes viktimave është edhe Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e grupit të njohur të hip-hop-itDNK. Sipas dëshmitarëve, Gorgievski fillimisht arriti të largohej nga ndërtesa, por u rikthye për të ndihmuar të tjerët. Fatkeqësisht, ai mbeti i bllokuar nga shembja e tavanit, duke humbur jetën së bashku me dhjetëra persona të tjerë, përfshirë disa të mitur.

I lindur dhe rritur në Shkup, Gorgievski ishte një nga figurat kryesore të hip-hop-it maqedonas. Ai e themeloi DNK në fillim të viteve 2000 së bashku me Vladimir Blažev (Panço), i cili ndodhet në spital me djegie të rënda. Grupi DNK u bë i njohur për temat sociale, miqësinë dhe dashurinë në tekstet e tyre, duke prodhuar hite si Fala, Ako utre me nema, Srce, Amajlija dhe Romani.

Ndër viktimat e tragjedisë janë gjithashtu tastieristi Filip Stefanovski, kitaristi Aleksandar Kolarov, bateristi Gorđi Gorđiev dhe vokalistja mbështetëse Sara Projkovska. Mes të ndjerëve janë edhe beatboxeri Martin Atanasovski (Martin Buco) dhe Igor Velkov, një tjetër baterist i grupit.

Autoritetet maqedonase kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet të jetë shkaktuar nga efektet skenike vizuale që ndezën një pjesë të çatisë prej druri.

Klubi rezulton të ketë funksionuar me një licencë të falsifikuar dhe me mungesa të rënda në kushtet e sigurisë./    S,M

Të fundit

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

Lajme të tjera

Web TV